Një gjyqtare në Kolumbi është pezulluar me 3 muaj pasi u shfaq gjysmë e zhveshur dhe duke tymosur një cigare gjatë një seance gjyqësore online në Zoom.
Vivian Polania fiku kamerën e laptopit pasi u paralajmërua nga një prej të pranishmëve se po shfaqej me të brendshme, por videoja vetëm 33 sekonda u bë menjëherë virale. Ankesa u bë nga një avokat që çoi më pas në pezullimin e 34-vjeçares.
Kjo nuk është hera e parë që kjo gjyqtare bëhet pjesë e lajmeve të tilla në media. Dy vjet më parë, ajo reagoi ashpër ndaj kritikave ndaj saj pasi shfaqej me bikini në rrjetet sociale, ku ekspozonte muskujt dhe tatuazhet.