Rrugët e Mattia Binotto dhe Ferrarit duket se do të ndahen para fillimit të sezonit të ardhshëm, në mars. Kreu i Ferrarit në Formula 1, i ardhur në atë post katër vite më parë pas një karriere prej tre dekadash në emrin e njohur të automobilizmit, duket se nuk po mund t’i bëj ballë presionit të kritikave të jashtme, por edhe brenda Maranellos.
Fillimi premtues dhe një mjet me potencial dhe i shpejtë krijuan te fansat e shumtë iluzionin se kjo mund të ishte hera e duhur, për të fituar diçka nga viti 2007 me Raikkonen, për të mos folur për dominimin e epokës Schumacher, por më pas një seri gabimesh individuale të pilotëve, por veçanërisht gabimet në strategji e venitën këtë mundësi.
Zyrtarizimi nuk ka ardhur ende, por sipas Corriere della Sera vendimi tashmë është marrë, madje i është komunikuar gabimisht para kohe pilotit Charles Leclerc.
Për zëvendësimin e tij, mendohet për kreun e Alfa Romeo Frederic Vasseur, pasi kreu i McLaren Adreas Seidl u përgjigj negativisht.