Shqipëria bëhet! Kosova bëhet! Trojet ku jetojnë shqiptarët do të bëhen. Këtë mesazh përcolli nga Tirana në mbledhjen e përbashkët të dy kuvendeve kryeministri i Kosovës Albin Kurti për të gjithë të rinjtë që kanë zgjedhur të largohen nga vendi.
Duke pranuar se nuk kanë bërë mjaftueshëm për të mbajtur qytetarët të ndërtojnë familjet në atdhe, Kurti u shpreh besim plotë se do të bëjnë shtetin dhe demokracinë e suksesshme.
“Situata nuk është askund rozë dhe nëse pushojmë së punuari rrezikojmë. Rrezik është msoveprimi. Problemi më i mprehtë është largimi i rinisë së mirë e punëtore. Dua t’u dërogj një mesazh të gjithë atyre që kanë marrë udhën e dhimbshme të kurbetit; kjo ditë është e juaja. Mërgimtarët janë mbështetja më madhe ekonomike për vendet tona por edhe burim kulture që e marrin në shoqëritë e zhvilluara.
Atje nuk po shkoni për qejf, por prej brengës. E di që ne ende nuk kemi bërë mjaftueshëm t’u kthejmë besimin ën institucione në shtet në politikë që ju të mendoni rritjen e fëmijëve tuaj në atdhe. Nuk kemi bërë mjaftueshëm, por këtë betejë do ta bëjmë deri në fund dhe do ta fitojmë edhe me ndihmën tuaj.
Shqipëria bëhet Kosova bëhet, trojet ku jetojnë shqiptarë në Mal të Zi e luginë do të bëhen. Puna është rruga jonë nderi e besa janë cilësitë tona ne do t’i tregojmë botës se ashtu siç po nxjerrim këngëtarë, shkencëtarë, sportistë e afaristë ashtu do të bëjmë shtetin dhe demokracinë e suksesshme”.