Kylian Mbappe ishte i papërmbajtshëm në fitoren e Përfaqësueses së Francës ndaj Danimarkës në kuadër të Grupit D në Kupën e Botës “Katar 2022”.
Franca triumfoi me rezultat 2-1 ndaj Danimarkës në ndeshjen e dytë të Grupit D dhe me këto tri pikë siguroi kalimin tutje.
Lojtari kryesor i ndeshjes padyshim se ishte Kylian Mbappe, i cili shënoi të dy golat për Gjelat.
Megjithatë, përveç golave, Mbappe pati aksione edhe nga loja, por edhe driblimi.
Një driblim pa top i sulmuesit të Paris Saint-Germain ndaj mbrojtësit Rasmus Kristensen tashmë është bërë viral në rrjetet sociale.
Mbrojtësi i Leeds United kishte për detyrë ta ndiqte këmba këmbës në çdo aksion, por në këtë rast dështoi keq.
Mbappe u nis me shpejtësi për një aksion, por u ndal pa e marrë topin dhe kjo lëvizje e turpëroi Kristensenin i cili u rrezua në tokë.
Pamjet tashmë janë bërë virale në rrjetet sociale dhe po qarkullojnë vazhdimisht.
“Kristensen duhet të pensionohet dhe të kthehet menjëherë në Danimarkë”, “Shpresoj që familja e lojtarit danez të mos e shohë këtë”, ishin disa nga komentet e fansave në rrjetet sociale.