Ronaldo festoi si i çmendur kur topi përfundoi në rrjetën e Uruguait teksa u krosua nga Bruno Fernandes. Megjithatë, goli iu quajt mesfushorit të Manchester United.
Diskutimet duket se kanë zgjatur gjatë te Portugalia për autorësinë e këtij goli, teksa Fernandes ka zbuluar se Ronaldo ishte i bindur që e kishte prekur me kokë topin.
“Ronaldo më tha se ai preku topin në golin e parë dhe kështu më dukej edhe mua, por e rëndësishme është se suksesi i ekipit ka ardhur. Duhet të mendojmë ndeshje pas ndeshje, duam të fitojmë edhe tjetrën.
Shënimi i golave është gjithmonë i rëndësishëm dhe të jep besim, por të shënosh me Kombëtaren ka shije tjetër, nuk ka dallimi mes miqësoreve dhe ndeshjeve zyrtare, por unë jam ende i lumtur që kam shënuar në Kupën e Botës”, deklaroi ai.