Councillor Kastriot Berberi dhe Councillor Marsela Berberi ngrenë flamurin shqiptar në bashkine e Londrës

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Councillor Kastriot Berberi dhe Councillor Marsela Berberi, dy këshilltarë shqiptarë në bashkinë e Waltham Forest në Londër, kanë organizuar ngritjen e flamurit në ditën e pavarësisë së Shqipërisë.
Mesazhi në Facebook i Kastriot Berberit:
Gëzuar 28-te Nëntorin, ditën e pavarësisë se Shqipërisë,

Gëzuar 29-te Nëntorin, ditën e çlirimit te Shqipërisë.

Përfaqësuesit e popullit britanik, Councillor Kastriot Berberi dhe Councillor Marsela Berberi organizuan ngritjen e flamurit shqiptar në Bashkinë e Londrës të Waltham Forest-it, për të nëntin vit radhazi për festat e nëntorit.

Flamuri shqiptar do te valëvitet për dy ditë radhazi në Bashkinë e Londrës së Waltham Forest-it.

Flamuri shqiptar u ngri mëngjesin e datës 28-të Nëntor dhe do të qëndroj i valëvitur deri në perëndim te diellit të datës 29-të Nëntor 2022.

Fasada e Bashkisë e ngjyrosur me ngjyrat e flamurit shqiptar.

Krenohemi me institucionet dhe shoqërinë demokratike Britanike.

Foto: Councillor Marsela Berberi dhe Kryetarja e Bashkisë se Londrës te Waltham Forest-it, Councillor Grace Williams.

Share This Article