ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Catherine dhe Charlotte performojnë në duet në piano për koncertin e këngëve të Krishtlindjeve (video) 3 hours ago
Babagjyshë që bëjnë ski në ujë dhe copa gjigante mishi: Krishtlindjet nëpër botë 4 hours ago
Aktivistët e mediave sociale në Mbretërinë e Bashkuar janë ndër pesë personat që u janë mohuar vizat në SHBA, të cilëve u janë refuzuar vizat. 4 hours ago
Turizmin këtë vit e mbajti Kosova dhe italianët, bien polakët dhe spanjollët 4 hours ago
50% e të punësuarve nuk marrin më shumë se 52 mijë lekë neto në muaj 4 hours ago
Next
Prev
Home Albania

‘Mendja kujton atë që zemra nuk harron’/ Të afërmit i japin lamtumirën Verës që u vra nga ish-bashkëshorti

albnews by albnews
30 November, 2022
in Albania
0
‘Mendja kujton atë që zemra nuk harron’/ Të afërmit i japin lamtumirën Verës që u vra nga ish-bashkëshorti
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Të paktën 300 persona morën pjesë në varrimin e Vera Myrtajt, gruas shqiptare e cila u vra nga ish-bashkëshorti në shtëpinë e saj në Itali, 2 javë më parë. Viron Karabollaj vrau edhe partnerin e ri të gruas, Flonino Mërkurin, po shqiptar e më pas i dha fund jetës.

Ngjarja tragjike ndodhi në shtëpinë e 37-vjeçares në Spinea të Venecias. Vera u përcoll për në banesën e fundit mëngjesin e kësaj të mërkure. 37-vjeçarja u përcoll mes dhimbjes, nga dy vajzat e saj, familja e miq të shumtë.

RelatedPosts

Turizmin këtë vit e mbajti Kosova dhe italianët, bien polakët dhe spanjollët

50% e të punësuarve nuk marrin më shumë se 52 mijë lekë neto në muaj

Egnatia mposht Teutën dhe shpallet kampione e dimrit

Mbi varrin e saj u vendosën kurora me lule e dedikime, ndërsa në një fotografi të Verës shkruhej: “Mendja kujton atë që zemra nuk harron”.

Në varrimin e shqiptares nuk mungoi as kryetarja e qytezës ku jetonte, ashtu sikurse edhe fqinje të saj. “Nuk mund të mos vinin, duhet të bëjmë gjithçka që ngjarje të tilla të mos përsëritën”, u shprehën disa prej tyre, shkruajnë mediat italiane.

Të dielën e 20 Nëntorit, 41-vjeçari Viron Karabollaj shkoi në shtëpinë e ish-bashkëshortes, me të cilën kishte dy vajza dhe e goditi atë për vdekje me thikë së bashku me partnerin e saj 23-vjeçar Flonino Mërkuri. Më pas, 41-vjeçari i dha fund jetës në magazinën ku punonte.

Me Viron Karabollajn, Vera Myrtaj, e lindur në Vlorë kishte mbi 1 vit e divorcuar. Së bashku kishin ardhur nga Greqia në Itali prej 2015-s dhe ishin vendosur në banesën ku ndodhi tragjedia. Por me të ardhur në Itali, marrëdhënia e tyre u ftoh dhe Vironi ishte larguar nga shtëpia.

Prokurorët në Venecia thanë se ai e kishte planifikuar krimin, pasi nuk e pranonte lidhjen më shumë se 1 vjeçare të ish-bashkëshortes dhe nënës së fëmijëve të tij. E gjendur në vështirësi financiare, vitet e fundit Vera punonte si estetiste në shtëpi./Nuovavenezia

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Catherine dhe Charlotte performojnë në duet në piano për koncertin e këngëve të Krishtlindjeve (video)

Catherine dhe Charlotte performojnë në duet në piano për koncertin e këngëve të Krishtlindjeve (video)

25 December, 2025
Babagjyshë që bëjnë ski në ujë dhe copa gjigante mishi: Krishtlindjet nëpër botë

Babagjyshë që bëjnë ski në ujë dhe copa gjigante mishi: Krishtlindjet nëpër botë

25 December, 2025
Aktivistët e mediave sociale në Mbretërinë e Bashkuar janë ndër pesë personat që u janë mohuar vizat në SHBA, të cilëve u janë refuzuar vizat.

Aktivistët e mediave sociale në Mbretërinë e Bashkuar janë ndër pesë personat që u janë mohuar vizat në SHBA, të cilëve u janë refuzuar vizat.

25 December, 2025
Turizmin këtë vit e mbajti Kosova dhe italianët, bien polakët dhe spanjollët

Turizmin këtë vit e mbajti Kosova dhe italianët, bien polakët dhe spanjollët

25 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result