ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Catherine dhe Charlotte performojnë në duet në piano për koncertin e këngëve të Krishtlindjeve (video) 3 hours ago
Babagjyshë që bëjnë ski në ujë dhe copa gjigante mishi: Krishtlindjet nëpër botë 4 hours ago
Aktivistët e mediave sociale në Mbretërinë e Bashkuar janë ndër pesë personat që u janë mohuar vizat në SHBA, të cilëve u janë refuzuar vizat. 4 hours ago
Turizmin këtë vit e mbajti Kosova dhe italianët, bien polakët dhe spanjollët 4 hours ago
50% e të punësuarve nuk marrin më shumë se 52 mijë lekë neto në muaj 4 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Plas keq brenda PS-së/ Deputeti drejt largimit nga politika? “Duhet të kërkoj punë tjetër”, reagon Erion Braçe

albnews by albnews
30 November, 2022
in Albania
0
Plas keq brenda PS-së/ Deputeti drejt largimit nga politika? “Duhet të kërkoj punë tjetër”, reagon Erion Braçe
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Deputeti Socialist Erion Braçe ka akuzuar kreun e grupit të PS, Taulant Balla se ka urdhëruar bllokimin e amendamentit që mbron bujkun në raport me tregtarin. Ai shprehet se Balla ka urdhëruar edhe votën kundër një ndihme të vogël dhe konkrete për blegtorët.

Braçe ironizon Ballën duke theksuar se qëndrimi i tij paska ardhur pasi ka zbuluar se është kundër qeverisë dhe Partisë Socialiste. Ai e cilëson urdhrin e Ballës për të votuar kundër, një akt që reflekton padituri, ligësi dhe smirë.

RelatedPosts

Turizmin këtë vit e mbajti Kosova dhe italianët, bien polakët dhe spanjollët

50% e të punësuarve nuk marrin më shumë se 52 mijë lekë neto në muaj

Egnatia mposht Teutën dhe shpallet kampione e dimrit

Në fund ai ngre një pyetje se çfarë duhet të bëjë një deputet për të mbrojtur punëtorët e sektorit të bujqësisë. Ai shton se duhet thjesht të kërkojë një punë tjetër.

Deklarata e plotë e Erion Braçes

Mirë që jeni me tregtarët po me bujqit çfarë keni?! Prej qershorit të këtij viti kam paraqitur në Kuvend një amendim në ligj i cili vendos rregull në treg; garanton bujqit për paratë e mallit të tyre.

Janë miliona euro që grumbulluesit prej 6-9-12 muajs e më shumë nuk ua paguajnë bujqve; kanë blerë produkte te bujqit dhe prej kaq kohësh nuk u japin paratë!

Mendoni një bujk që ka punuar nga 4-5 muaj në ciklin më të shkurtër, deri në 9-12 muaj në ciklin më të gjatë, për pasur prodhimin prej tij të ardhurat, e kanë shitur produktin dhe, kanë më shumë se një vit që nuk marrin paratë! Kam propozuar një afat 50 ditor për të paguar paratë te bujku.

Në ligj sot ne kemi veç një afat për të mbrojtur tregtarët, marrëdhëniet mes tyre, asgjë për bujkun në raport me tregarin. Prej qershorit, propozimi ligjor që kam bërë është bllokuar; 5 javë më parë propozimi ishte në kalendar për t’u diskutuar në komisionet e seancës plenare;

Por përsëri u bllokua në mënyrë të paligjshme jashtë çdo procedure parlamentare, nga kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste! Përse? Sepse tamam ai, ka zbuluar se unë jam kundër qeverisë së Partisë Socialiste dhe se ligji bie ndesh me politikat e saj!!!!!!!

Pra, pa asnjë efekt mbi buxhetin e shtetit, të propozosh që bujqit të marrin paratë e mallit shitur grumbulluesve, brenda 50 ditëve, qenka kundër qeverisë dhe Partisë Socialiste?! Ky qoftë!

Të enjten, urdhëroi votim kundër një ndihme të vogël e konkrete për blegtorët, punën e tyre, thjesht pse ishte propozim i imi; një urdhër që reflekton padije-padituri, ligësi, smirë, qe gëlojnë mes atyre që urdhrin e kanë instrument fuqie, pushteti.

Ka bllokuar prej muajsh një rregullim që ndihmon e garanton bujqit të marrin paratë e punës dhe mundit të tyre; tërësisht në mënyrë të paligjshme.

Në këtë pikë një pyetje kam: Çfarë duhet të bëjë një deputet për të bërë punën e tij, të mbrojë punëtorët e sektorit më të gjerë të ekonomisë kombëtare, bujqësisë?

Ua them vetë: Duhet të kërkojë punë tjetër! Ajër!

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Catherine dhe Charlotte performojnë në duet në piano për koncertin e këngëve të Krishtlindjeve (video)

Catherine dhe Charlotte performojnë në duet në piano për koncertin e këngëve të Krishtlindjeve (video)

25 December, 2025
Babagjyshë që bëjnë ski në ujë dhe copa gjigante mishi: Krishtlindjet nëpër botë

Babagjyshë që bëjnë ski në ujë dhe copa gjigante mishi: Krishtlindjet nëpër botë

25 December, 2025
Aktivistët e mediave sociale në Mbretërinë e Bashkuar janë ndër pesë personat që u janë mohuar vizat në SHBA, të cilëve u janë refuzuar vizat.

Aktivistët e mediave sociale në Mbretërinë e Bashkuar janë ndër pesë personat që u janë mohuar vizat në SHBA, të cilëve u janë refuzuar vizat.

25 December, 2025
Turizmin këtë vit e mbajti Kosova dhe italianët, bien polakët dhe spanjollët

Turizmin këtë vit e mbajti Kosova dhe italianët, bien polakët dhe spanjollët

25 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result