ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Catherine dhe Charlotte performojnë në duet në piano për koncertin e këngëve të Krishtlindjeve (video) 4 hours ago
Babagjyshë që bëjnë ski në ujë dhe copa gjigante mishi: Krishtlindjet nëpër botë 4 hours ago
Aktivistët e mediave sociale në Mbretërinë e Bashkuar janë ndër pesë personat që u janë mohuar vizat në SHBA, të cilëve u janë refuzuar vizat. 4 hours ago
Turizmin këtë vit e mbajti Kosova dhe italianët, bien polakët dhe spanjollët 4 hours ago
50% e të punësuarve nuk marrin më shumë se 52 mijë lekë neto në muaj 4 hours ago
Next
Prev
Home Albania

“Nuk më do qejfi mua”/ Ish-vjehrri nuk e lë të takojë djalin, babai i fëmijës shpërthen në lot

albnews by albnews
1 December, 2022
in Albania
0
“Nuk më do qejfi mua”/ Ish-vjehrri nuk e lë të takojë djalin, babai i fëmijës shpërthen në lot
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

“Stop” ka shkuar në Peshkopi për një çështje që ka nisur në vitin 2014. Në këtë vit, Emrush Mani ka zgjidhur martesën me ish-bashkëshorten.

Gjykata vendosi që ai të takojë fëmijën çdo dy javë, në një ambient që do ta gjenin mes palëve, në këtë rast gjetën si pikë takimi banesën e një njeriu të afërt për të dy.

RelatedPosts

Turizmin këtë vit e mbajti Kosova dhe italianët, bien polakët dhe spanjollët

50% e të punësuarve nuk marrin më shumë se 52 mijë lekë neto në muaj

Egnatia mposht Teutën dhe shpallet kampione e dimrit

Denoncuesi thotë se nuk e  ka takuar fëmijën, pasi nuk e lejon ish-vjehrri. Nisi të paguajë pensionin mujor që në fillim, por pretendon se Zyra e Përmbarimit Dibër i ka thënë se duhet ta paguajë kur të nisë procesi i takimit.

Emrush Mani: (Qan) Nuk di se çfarë të bëj…

Që në 2014-ën jam ndarë me ish-bashkëshorten dhe kam një djalë që quhet Roan Mani, ka mbiemrin tim.

Që në 2014-ën e deri më sot nuk po mundem të takoj fëmijën tim sipas vendimit që është dhënë nga Gjykata. Pengesë është bërë pala tjetër, gjyshi, Naim Kosiçi. Më kanë kërcënuar dhe me armë, më kanë dalë me armë, ish-kunati…

Po të kishte punuar Përmbarimi, do të ishte realizuar takimi, unë nuk kam realizuar takim, unë nuk kam takuar djalin.

Në momentin e parë, muajt e parë kam bërë një pagesë, në zyrën e Përmbarimit, 50 mijë lekshin sa më ka vënë Gjykata dhe që në atë kohë, zyra e Përmbarimit më ka thënë që mos paguaj të tjera derisa të realizohet takimi. Unë kërkoj nga shteti që të realizoj çdo gjë, të takoj fëmijën, ta njoh. (Qan)

“Stop” është takuar me përmbaruesin që është marrë me këtë çështje prej disa vitesh.

Ish-përmbaruesi: Kam dalë në pension. Sot shkova në zyrë sepse kam për të marrë një librezë.

Gazetari: Pse nuk është realizuar takimi…?

Ish-përmbaruesi: Sqarimet do t’i japë ai… Unë nuk të jap. Sqarimet i jep vetëm dosja.

Gazetari: I nderuar ish-përmbarues do të them tani.

Ish-përmbaruesi: Unë kam mbaruar punë tani. Informacionin e ke në dosje. Ka 8 vjet që ka ardhur dosja.

Gazetari: I bie që nuk ke bërë asgjë?

Ish-përmbaruesi: Nuk di gjë.

Gazetari: Pse nuk e ke bërë detyrën siç duhet sepse këtë po më bën të dyshoj tani?

Ish-përmbaruesi: Po mirë, nuk e kam bërë detyrën siç duhet.

Gazetari: Kam të drejtë që po mendoj kështu që ti nuk e ke bërë detyrën?

Ish-përmbaruesi: Po, po.

Gazetari: Pse nuk ma jep informacionin?

Ish-përmbaruesi: Shko merre informacionin tek dosja.

Gazetari: Nga 2014 deri para 1 muaji kur ke dalë në pension…

Ish-përmbaruesi: Po, do të vij të jap llogari atje te Klani, ku jeni ju.

Gazetari: Unë jam këtu “Stopi” e Klani ja ku është.

Ish-përmbaruesi: Ik tani, të lutem shumë. Më lër rehat tani, çfarë ke?

Pas bisedës me ish-përmbaruesin, emsioni investigative “Stop” shkon tek zyra e Përmbarimit të cilës i ka kaluar dosja e çështjes në fjalë.

Zyra e Përmbarimit: Do të shkojmë atje ku e ka vendosur Gjykata vendin e takimit. Gjykata me vendimin e palëve ka vendosur që takimi të bëhet tek një shtëpi.  Unë nuk e di se ku ndodhet e ëma e fëmijës, pala e di se ku ndodhet. Letrat na janë ktheyr mbrapsht se ajo nuk banon këtu në fshat.

Kemi kërkuar një informacion nga Drejtoria e Përgjithshme e Zyrës së Gjendjes Civile dhe na thotë se zonja nuk e ka ndryshuar vendbanimin.  Procedurën si zyrë përmbarimi e kemi ezauruar, i kemi vendosur gjobë, i kemi bërë dhe kallëzim penal.

Gazetari: Po e marrim të mirëqenë sikur djali nuk është në praninë e të ëmës tani dhe e ëma mund të jetë diku tjetër jashtë shtetit.

Zyra e Përmbarimit: Duhet t’i drejtohet Prokurorisë së Rrethit Dibër për braktisjen e fëmijës nga ana e të ëmës.

Gazetari: Supozojmë që ky gjysh ose këta gjyshër nuk lejojnë babain që të takohet me fëmijën, a ka penalitete në këtë rast?

Zyra e Përmbarimit: Pala duhet t’i drejtohet për një kallëzim pranë Prokurorisë për braktisjen nga nëna-fëmijës, t’i drejtohet dhe Gjykatës për heqjen e përgjegjësisë prindërore zonjës dhe t’i kalojë babait.

Mund të vë në dispozicion dhe dosjen e pjesës së pensionit ushqimor dhe ta shikosh që letrat nga ana e zotërisë më janë kthyer mbrapsht për periudhën që ne kemi vazhduar procedurën për ekzekutim ku tregon që edhe ai nuk ka treguar interes sepse ka qenë në emigracion.

Sipas ish-vjehrrit, i ati nuk ka shfaqur interes për ta takuar dhe nuk ka paguar detyrimet për pensionin ushqimor. Naim Kosiqi, i ati i gruas, thotë, se vajza e tij është martuar sërish në Maminas dhe ka shkuar në Itali të shohë jetën e vet.

Sipas Kosiqit, fëmijën do ta mbajë ai dhe ka prokurë nga vajza e tij për çdo veprim. I pyetur se pse nuk ia le djalin të atit, ish-vjehrri përgjigjet se nuk i do qejfi dhe se ish-dhëndri i tij nuk ka paguar detyrimet financiare.

Gazetari: Tani, unë dua të di, se pse nuk po bëhet takimi?

Naim Kosiqi: Se nuk më do qejfi mua! Kështu po them! Jo, jo, nuk ju them asnjë gjë në këtë drejtim! Pini një kafe dhe shkoni nga keni ardhur! Nuk ka dashur ta takonte ai (ish-dhëndrri), se po të donte ta takonte, e kishte takuar. Takimi është lënë tek Isak Erebara (i afërm). Ai nuk e pranon fëmijën. Ky nuk i përgjigjet pagesës.

Gazetari: Pensionit ushqimor?

Naim Kosiqi: Absolutisht!

Gazetari: Ndërkohë, ai pretendon ( zotëria) se e ëma nuk është në shtëpi, nuk jeton me djalin.

Naim Kosiqi: Jo!

Gazetari: Nuk jeton me djalin?

Naim Kosiqi: Po! Me djalin jetonte. Vajza është martuar në Maminas, në Durrës. Djali ka bërë një vit shkollë. Vajza shkoi me të gjithë të shoqin si gjithë emigrantët. Djalin e mora këtu, ta shkolloj, ta edukoj. Më mirë se do ishte tek unë nuk… M’i jep prokurë djalit!

Gazetari: Ish-dhëndrit?

Naim Kosiqi: Po! Ish-dhëndrrit i shkova fjalë me njeri. A e di, se italiani jep 175 euro për fëmijët shqiptarë dhe baba i vet nuk i jep 50 mijë lekë? Se 50 mijë lekë nuk është asgjëë për fëmijën, sa më ka harxhuar mua ai.

Gazetari: Ju, zotëri, bëheni pengesë për takimin e prindit me fëmijën?Jeni bërë ndonjëherë pengesë, them?

Naim Kosiqi: Po nuk pranonte pala kur deshëm ta çonim ne. 50 mijë lekë do jepte këtu ai, 175 euro jep italiani atje. Vajza është bërë me letra, bënte jetën e vet.

Gazetari: Pra, ju doni prokurën, që ai të largohet me të ëmën.

Naim Kosiqi: Bukur! Por, atë s’e dha ai. Ngaqë nuk e dha ai, fillova proceset gjyqësore. Ai, që 8 vjet, nuk ka pretenduar për ta parë. Erdhi dy-tre herët e fillimit.

Gazetari: Dhe ai i ka bërë një kallzim ish-bashkëshortes për braktisje të fëmijës.

Naim Kosiqi: Po bukur! I përgjigjem unë, me prokurë jam.

Gazetari: Je me prokurë.

Naim Kosiqi: Po! E mbroj vajzën në të gjitha drejtimet. Ai të bëjë si të ketë kokrrën e qejfit!/Klan

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Catherine dhe Charlotte performojnë në duet në piano për koncertin e këngëve të Krishtlindjeve (video)

Catherine dhe Charlotte performojnë në duet në piano për koncertin e këngëve të Krishtlindjeve (video)

25 December, 2025
Babagjyshë që bëjnë ski në ujë dhe copa gjigante mishi: Krishtlindjet nëpër botë

Babagjyshë që bëjnë ski në ujë dhe copa gjigante mishi: Krishtlindjet nëpër botë

25 December, 2025
Aktivistët e mediave sociale në Mbretërinë e Bashkuar janë ndër pesë personat që u janë mohuar vizat në SHBA, të cilëve u janë refuzuar vizat.

Aktivistët e mediave sociale në Mbretërinë e Bashkuar janë ndër pesë personat që u janë mohuar vizat në SHBA, të cilëve u janë refuzuar vizat.

25 December, 2025
Turizmin këtë vit e mbajti Kosova dhe italianët, bien polakët dhe spanjollët

Turizmin këtë vit e mbajti Kosova dhe italianët, bien polakët dhe spanjollët

25 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result