“Ne jemi të rrezikuar”/ Në terrenet me rrezikshmëri të lartë sizmike, IGJEUM del me thirrjen e fortë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

55 vite më parë zona mes Librazhdit dhe Dibrës u trondit nga tërmeti më i fortë i regjistruar në Shqipëri në 100 vitet e fundit. Lëkundja 6.6 e shkallës rihter shkatërroi fshatra të tërë, ku 12 persona humbën jetën dhe 174 mbetën të plagosur.

Tre vite më parë, tërmeti me epiqendër në Durrës, i cili i mori jetën 51 personave dhe ku mbetën të plagosur dhjetëra të tjerë, nxori edhe një herë në pah problematikën që haset në cilësinë e ndërtimeve që bëhen në vendin tonë.

Sot kur dhjetëra qytetarë jetojnë ende në çadra, pasi u janë prishur shtëpitë nga tërmeti, apo jetojnë me qira pasi pallatet ku ata jetonin më parë ende nuk janë rikonstruktuar, specialistët kërkojnë sensibilizim të komuniteteve lokale, sa i përket cilësisë së ndërtimeve që do të bëhen në të ardhmen.

 “Duam të bëjmë një sensibilizim për opinionin dhe komunitetin lokal.

Të tërheqim vëmendjen e opinionit sepse ne jemi të rrezikuar nga tërmetet dhe zona duhet të ketë një zhvillim urban shumë të studiuar, që të jetë afatgjatë”, tha Ismail Hoxha, nga Instituti i Gjeoshkencës.

Share This Article