Përfaqësuesi i ri i diplomacisë evropiane, spanjolli Josep Borell, njoftoi sot qëllimin e tij për t’i dhënë përparësi zgjidhjes së problemeve në Ballkanin Perëndimor dhe kufijve në Evropën Lindore, gjatë mandatit të tij.
“Ballkani dhe kufiri lindor i Evropës duhet të jenë prioritetet kryesore të politikës sonë të jashtme, sepse ne nuk do të jemi të besueshëm në ambicien tonë si aktorë gjeopolitikë, nëse nuk jemi në gjendje të zgjidhim problemet e tanishme të fqinjësisë sonë”, u shpreh ai para Parlamentit Evropian.
Kreu i diplomacisë spanjolle do ta marrë detyrën më 1 nëntor, nëse Parlamenti Evropian e emëron në Komisionin e ri, gjatë votimit të caktuar më 24 tetor./ATSH/