Qeveria i ofron Sindikatës së Arsimit Shkencës dhe Kulturës rritje të rrogave për punonjësit në arsim prej 10%.
Këtë e njoftoi ministri i Arsimit. Arbër Ademi, pas takimit të realizuar me përfaqësuesit e SASHK-ut, takim që erdhi pas përfundimit të afatit që Sindikata i dha ministrisë për të shqyrtuar kërkesën e tyre për rritje të pagave prej 25%.
Ministri i Arsimit, Arbër Ademi, tha se më 10% e paralajmëruar, rritja e pagave në arsim brenda dy vitesh arrin 20%.
Drejtuesit e SASHK-ut nesër pritet të mblidhen për të diskutuar mbi ofertën e fundit të Ministrisë së Arsimit. Bisedimet mes SASHK-ut dhe Ministrisë së Arsimit vazhduan pas grevës paralajmëruese të mësimdhënësve të cilët kërkuan rritjen e pagave për 25 për qind./Alsat/