“I harxhuan kursimet për kurimin e nënës”, miqtë bëjnë thirrje per dy fëmijët e avokates shqiptare që ndërroi jetë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Avokatja Denisa Daka u nda nga jeta pasi nuk arriti të mposhtë sëmundjen nga e cila vuante prej kohësh.

Ajo mbylli sytë përgjithmonë, por mbrapa la një dhimbje tepër të madhe dhe dy fëmijët e saj të cilët tani ngelën pa nënën e tyre dhe pa babain, pasi avokatja po rriste e vetme dy fëmijët e mitur.

Sot dy fëmijët e saj, janë pa shtëpi dhe pa të ardhura, pasi familjarët harxhuan të gjitha kursimet për kurimin e saj, i cili fatkeqësisht nuk arriti ti shpëtonte jetën.

Fondacioni Fundjavë Ndryshe së fundmi ka ndërmarrë një inciative për të mbledhur fonde nga të gjithë ata që kanë mundësi, për tu ardhur në ndihmë fëmijëve të avokates të cilët nuk kanë një banesë ku të qëndrojnë.

Nisma është hapur prej disa orësh në faqen e dhurimeve “gofundme”.

Kujtojmë se avokatja Denisa Daka humbi jetën nga një sëmundje dhe se kishte nevojë për transplant të palcës. Daka ishte e njohur edhe për media për shkak se shpesh denonconte fenomene të ndryshme.

Share This Article