Primaret e PD, 2 kandidatë për Tiranën shkojnë në balotazh

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Partia Demokratike nuk ka ende një kandidat zyrtar për Bashkinë Tiranë për zgjedhjet e ardhshme vendore. Nga rezultati votimeve në primaret e së dielës, asnjë kandidat nuk mundi të sigurojë mbi 50% të votave.

Në këtë mënyrë, gara do të shkon në balotazh mes dy kandidatëve më të votuar, Belind Këlliçi dhe Ilir Alimehmeti. Deputeti Këlliçi mori më shumë vota nga të gjithë, 4040, por pa mundur të kalojë pragun e 50% + 1 votë.

Raundi i dytë do të zhvillohet më 11 dhjetor.

Rezultatet e primareve për Tiranën:

Belind Këlliçi – 4040 vota

Ilir Alimehmeti – 2196 vota

Gert Bogdani – 1819 vota

Julian Deda – 157 vota

Adriana Kalaja – 128 vota

Enkelejda Fejzo – 66 vota

Fatmir Merkoçi – 35 vota

Të pavlefshme – 29 vota

Votues gjithsej – 8470

Share This Article