Basha nga Fieri: Të hedhim në Lanë armët e pushtetit

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

“Do bëhet gjë se vdiqëm”, “Filloni luftën kundër krimit” ishin disa prej ankesave të qytetarëve që u pasuan nga një tregtar i cili tha “Xhiro më ra, jam futur në skemën e TVSH dhe nuk marr asnjë shërbim”.

Përpara tyre, kryedemokrati foli për një qeveri të re që ka një plan serioz ekonomik, që hap vende pune.

“Një qeveri që ka një plan ekonomik për të hapur vende pune, vende pune me paga dinjitoze, me kushte dinjitoze. Ky është prioriteti i PD, ky është prioriteti i grupit tonë parlamentar, ky është prioriteti ynë. Kjo është plotësisht mundur. Kushdo që thotë të kundërtën gënjen dhe i fryn burive të dëshpërimit për hesap të Edi Ramës”, tha ai.

Ai i ftoi fierakët t’i bashkohen protestës së 16 shkurtit për të hedhur në Lanë, armët e fundit me të cilat lufton qeveria Rama, që sipas Bashës janë, dëshpërimi, humbja e shpresës, dyshimi dhe mosbesimi.

“Dëshpërimi, humbja e shpresës, dyshimi, mosbesimi janë armët e fundit të kësaj bande në pushtet, ndaj ju ftoj më 16 shkurt t’ja hedhim në Lanë këto armë që të gjithë së bashku të rindezim motorët e ekonomisë, miërqenës përmes lirive, mundësive, punësimit që do t’i bëjmë realitet përmes planit tonë ekonomik”, vijoi Basha.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply