Në ditën kur zhvillohet Samiti i Bashkimit Europian opozita ka lajmëruar se do të zhvillojë protestë para Kryeministrisë.
Godina është brenda perimetrit të sigurisë së samitit dhe policia ka deklaruar se nuk do të lejojë grumbullimin e njerëzve aty, por ka siguruar mbarëvajtjen e opozitës në çdo vend tjetër jashtë këtij perimetri.
https://rumble.com/embed/v1wje6m/?pub=112uld
Nga ana tjetër, liderët e Partisë Demokratike dhe të Partisë së Lirisë, këmbëngulin se nuk do të spostojnë vendin ku do të mbajnë protestën e tyre, të cilën thonë se e kanë kundër qeverisë Rama.
Në selinë e PD ndërkohë kanë nisur grumbullimet e para të protestuesve. Mbetet për t’u parë se ku do të zhvillohet protesta dhe nëse do të ketë përballje me forcat e rendit, të cilat kanë bllokuar kalimin nga ura e madhe në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” deri te Sheshi “Nënë Tereza”.