Zvicra e Granit Xhakës, Xherdan Shaqirit dhe Ardon Jasharit, e ka mbyllur aventurën në Kupën e Botës ‘Katar 2022’.
Zvicra është mundur nga Portugalia, me rezultat 6-1, në kuadër të 1/8 e finales së këtij Botërori.
Skuadra portugeze ishte ekip dominues në duel me zviceranët duke e çuar gjashtë herë topin në rrjetën e zviceranëve dhe duke siguruar kualifikimin në çerekfinalen e Botërorit 2022.
Njeriu i ndeshjes për portugezët ishte Gonzalo Ramos (17’, 51’, 67’), duke shënuar hat-trick, derisa nga një gol për fitoren e Portugalisë e realizuan Pepe (33’), Guerreiro (55’) dhe Leao (90+1’).
Portugalia kaloi në çerekfinale, ku do të ndeshet me Marokun, kurse, Zvicra pas kësaj disfatë i thotë lamtumirë Katarit.