Sulmi ndaj Berishës, ambasada britanike në Tiranë: Dhuna s’ka vend në demokraci

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

“Dhuna s’ka vend në demokraci.” Ky është reagimi i ambasadës së Britanisë së Madhe për sulmin që iu bë kreut të Partisë Demokratike Sali Berisha në protestën e sotme.

Në një postim në llogarinë e saj zyrtare në Twitter, ambasada britanike deklaron se do të mbështesë gjithnjë të drejtën për protestë paqësore. Po ashtu, në reagim shtohet se sulmi ndaj kryedemokratit është një sulm i papranueshëm ndaj fjalës së lirë.

Dhuna nuk ka vend në demokraci. Mbretëria e Bashkuar do të mbështesë gjithmonë të drejtën për protestë paqësore. Sulmi ndaj Sali Berishës është një sulm i papranueshëm ndaj fjalës së lirë. Mbretëria e Bashkuar dhe Shqipëria qëndrojnë krah për krah në mbështetjen tonë për demokracinë dhe shtetin e së drejtës.

Ambasada britanike në Tiranë

Kujtojmë se sulmi ndaj Berishës është dënuar më herët gjatë ditës nga ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, kryeministri Edi Rama dhe nga figura të opozitës që kryesisht drejtuan gishtin nga kreu i qeverisë për incidentin.

Share This Article