Një video e re e presidentit rus Vladimir Putin që dyshohet të ketë qenë i dehur dhe diskutonte për luftën Rusi-Ukrainë është parë mbi 820 mijë herë në Twitter.
Videoja, e postuar nga një përdorues i quajtur Dmitri, thotë se “Putini i dehur shpjegon pse sulmet kundër infrastrukturës ukrainase do të vazhdojnë”.
“Të gjitha marrëzitë, përplasjet informative, hedhjet informative, të gjitha falsifikimet – ato duhet të qëndrojnë mënjanë”, tha presidenti rus ndërsa mbante një gotë të mbushur. Ata nuk duhet të na pengojnë të përmbushim detyrën tonë ndaj popullit tonë”.
Gazetari i CBC, Evan Dyer tha se ishte shumë e çuditshme ta shohësh Putinin të dehur në publik.
“Është shumë e çuditshme ta shohësh Putinin të dehur në publik. Të qenit esëll në një vend ku pihet shumë është thelbësore për imazhin e tij publik. Ishte kontrasti kryesor që ai bëri mes vetes dhe Jelcinit. Një pjesë e madhe e thirrjes së tij, veçanërisht për gruan e shumëvuajtur ruse. Por pa dyshim, ai është dehur këtu”, shkroi ai në Twitter.
Ekonomisti dhe autori Anders Aslund tha gjithashtu se është hera e parë që ai e ka parë Putinin “të dehur në çdo kontekst”.
“Ai flet marrëzi si zakonisht, por duket se e kupton se është një dështak”, tha Aslund. “Shumë interesant dhe premtues. Të gjithë rusët do ta shohin se ai është i dehur dhe i dobët”.
“Uaa. Asnjëherë nuk e kam parë Putinin të dehur më parë, madje as nuk kam dëgjuar që ai të dehet (ai mburrej se nuk vë pije në gojë)”, shkroi në Twitter Redaktorja Globale e Revistës New Lines, Amie Ferris-Rotman. “Gjërat me sa duket po shkojnë shumë keq në Ukrainë”.
Putini ka qenë i njohur ndër vite për mbajtjen e një diete të rreptë dhe përmbajtja nga veset si droga dhe alkooli.