ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
BE-ja nuk po guxon më as ta përmendë se Kosova ka aplikuar për anëtarësim 2 hours ago
Grupi i lidhur me Sorosin mbyll radion konservatore në Majami 2 hours ago
Paqja fiskale nuk sjell qetësi, por më shumë pasiguri 2 hours ago
Avokatët e Erion Veliajt padi të re në Kushtetuese 2 hours ago
Përdhunonin të mitura! Grupi shqiptaro-rumun dënohet me 40 vite burg, në Britani 2 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Meta: Ballkani është shumë jetësor për të ardhmen e Bashkimit Evropian

albnews by albnews
8 October, 2019
in Albania
0
Meta: Ballkani është shumë jetësor për të ardhmen e Bashkimit Evropian
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Presidenti Meta ka dhënë një intervistë për televizionin shtetëror të Estonisë, ku ka folur për situatën politike në vend dhe për momentin historik që Shqipëria po pret, anëtarësimin në Bashkimin Europian.

I pyetur nëse ka një ngërç mes Parlamentit të Shqipërisë dhe Institucionit të Presidentit, Meta tha se “ky është një ngërç i kanalizuar gjatë zbatimit të reformës në drejtësi, që u votua në mënyrë unanime tre vjet më parë, kur unë isha Kryetar i Parlamentit dhe kur ne ia dolëm mbanë të arrinim një konsensus me të gjitha partitë parlamentare. Por gjatë zbatimit të reformës në drejtësi përjetuam disa probleme, por shpresoj që së shpejti do t’ia dalim mbanë për të pasur një Gjykatë Kushtetuese funksionuese. Gjithashtu, edhe për ta çuar reformën gjyqësore përpara në drejtimin e duhur”.

RelatedPosts

Paqja fiskale nuk sjell qetësi, por më shumë pasiguri

Avokatët e Erion Veliajt padi të re në Kushtetuese

Përdhunonin të mitura! Grupi shqiptaro-rumun dënohet me 40 vite burg, në Britani

Nga ana tjetër, Presidenti u pyet edhe për integrimin e Shqipërisë në BE ku nënvizoi se Evropa duhet të mbajë dyert hapur për anëtarësimin e Ballkanit duke arsyetuar se “Ballkani është shumë jetësor për qëndrueshmërinë, sigurinë dhe të ardhmen e Bashkimit Evropian. Dhe mbajtja hapur e dyerve të zgjerimit për Shqipërinë, për Maqedoninë e Veriut, e cila e meriton plotësisht si dhe për vendet e tjera, që shpresojnë të vazhdojnë në këtë rrugëtim, mendoj se ky do të ishte një investim për qëndrueshmërinë dhe sigurinë e këtij rajoni, që ka qenë dhe do të jetë shumë jetësor për qëndrueshmërinë e mbarë kontinentit”.

Sa i përket skepticizmit të disa vendeve lidhur me bisedimet e anëtarësimit me Shqipërinë, Meta u shpreh se “këto vende duhet të ndjekin shembullin e Gjermanisë, nëse ende do të kenë një dozë skepticizmi apo rezerva për çështje të caktuara. Mendoj se Bundestagu mori një vendim tepër të drejtë dhe të arsyeshëm për t’i thënë “Po!” hapjes së negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë, por gjithashtu duke pasur një udhërrëfyes të qartë se si do të vazhdojë më tej ky proces”./ATSH/

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

BE-ja nuk po guxon më as ta përmendë se Kosova ka aplikuar për anëtarësim

BE-ja nuk po guxon më as ta përmendë se Kosova ka aplikuar për anëtarësim

14 December, 2025
Grupi i lidhur me Sorosin mbyll radion konservatore në Majami

Grupi i lidhur me Sorosin mbyll radion konservatore në Majami

14 December, 2025
Paqja fiskale nuk sjell qetësi, por më shumë pasiguri

Paqja fiskale nuk sjell qetësi, por më shumë pasiguri

14 December, 2025
Avokatët e Erion Veliajt padi të re në Kushtetuese

Avokatët e Erion Veliajt padi të re në Kushtetuese

14 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result