Klajdi Aga është diagnostifikuar me leuçemi në moshën 27-vjeçare.
Në mungesë të fondeve për të përballuar trajtimin e nevojshëm, nëna e tij kërkon ndihmë nga kushdo që mundet për të shpëtuar djalin e saj. Në shtator të këtij viti, Klajdi Aga, 27 vjeç, mësoi se vuante nga sëmundja e leuçemisë.
Prej 3 vitesh i vetëm në Angli, lajmin e ndau vetëm me të motrën. “Të gjithë e dinin, unë jo.” Por e vërteta u mësua edhe nga nëna e tij. “Kam shkuar dhe e kam parë me syrë e mi, nuk e kam njohur. Ishte dobësuar shumë, kishte rënë 20 kg.
Mami më tha, jam me leuçemi po nuk doja ta merrje vesh nga të tjerët por ta thoja vetë”. Lumturia tregon se koston e shërimit të djalit nuk mund ta përballojë ndaj kërkon ndihmë për ta shëruar të birin. Me lot në sy ajo thotë se çdo nënë do të kërkonte ndihmë.
“Sado pak të më ndihmojnë. Shtëpinë e kam nxjerrë në shitje, edhe pjesët e trupit do ti shes vetëm djali të bëhet mirë. Çdo djalë nëne të bëhet mirë.” Ndihma mund të përcillet në postimin e shpërndarë në rrjetet sociale për mbledhjen e fondeve për kurimin e 27-vjeçarit.