Konfirmohet lajmi i dhimbshëm për Brojën, ndodh më e keqja që pritej

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Që do të ishte një dëmtim i rëndë kjo u kuptua në momentin e parë kur Armando Broja u rrëzua në fushë në miqësoren e Chelseat ndaj Aston Villa-s.

Sulmuesi shqiptar pati nevojë për ndërhyrjen e mjekëve dhe la fushën i shoqëruar nga barela me një dhimbje të madhe.

Së fundmi, është bërë e ditur edhe diagnoza e 21-vjeçarit teksa bëhet fjalë për një këputje të ligamentit të mbrapëm në gjurin e djathtë.

Një lajm tejet i rëndë për djaloshin e talentuar që do të duhet të qëndrojë jashtë fushave të blerta për të paktën gjashtë deri në shtatë muaj, pasi dihet që të tilla dëmtime kërkojnë një kohë të gjatë rikuperimi.

Sigurisht, ky sezon tashmë mund të konsiderohet i përfunduar për Brojën, megjithatë e rëndësishme është që lojtari i kombëtares të kalojë një fazë të rregull rikuperimi dhe të rikthehet më i fortë se më parë.

Në këtë sezon me Chelsean, Broja ka regjistruar edhe 12 ndeshje në Premier League ndërsa ka gjetur rrugën e rrjetës në sfidën ndaj Wolverhampton në Stamford Bridge.

Share This Article