“Më lini të lirë përsa kohë kam shtetin mbi kokë”, ish-drejtori i Policisë zbardh kompromisin e Martinajt me kundërshtarët

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Në emisionin e sotëm të “Në shënjestër” me gazetaren Klodiana Lala, po trajtohet zhdukja e Ervis Martinaj. Ish-drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Shemsi Prençi, i ftuar në studio ka sjellë në vëmendje një nga skenarët se si mund të qëndrojë e vërteta.

Ai është shprehur që pasi Martinaj ka humbur gjithçka, ka bërë një marrëveshje me grupet kundërshtare, që të zhduket për sa kohë ka institucionet pas vetes.

Prençi: Pasi humbi shumë ushtarë pranoi humbjen dhe bëri kompromis me kundërshtarët që për sa kohë kam mbi krye shtetin ju më lini të lirë.

Që nga masakra në Fushë Krujë e Milot, kishte negociata dhe koha do ta provojë, një nga versionet nga biseda me personazhe që kanë njohuri me të, nuk ka shkuar vetëm, Ervis Martinaj të bënte negociata, por njihen këto marrëveshje pasi ai kishte humbur gjithçka, kishte humbur skuadrën.

Unë e konsideroj si version pasi nëse do ishte vetëm varianti i rrëmbimit apo eliminimit, një gjurmë do të ishte lënë. Kemi pasur dy betime, edhe nga ish drejtori edhe nga drejtori i ri se jemi në rrugë të mbarë.

Share This Article