Emigrantët sjellin në Shqipëri 108 milionë euro në tre muaj e fundit

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se të ardhurat e shqiptarëve nga puna jashtë vendit për tremujorin e tretë kanë shkuar në vlerën 108.18 mln euro, duke u rritur me 30% krahasuar me tremujorin e tretë të vitit të kaluar.

Të ardhurat e shqiptarëve nga puna jashtë vendit po shënojnë nivele rekord për vitin 2022. Të ardhurat neto nga ky zë vetëm për tremujorët e deritanishëm kanë arritur në vlerën e 311 milionë eurove, një rritje me 93% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Pjesa më e madhe e rritjes ka ardhur sidomos gjatë tremujorit të dytë të vitit, kur të ardhurat neto nga puna jashtë vendit arritën vlerën e 112.6 milionë eurove, në rritje me 91% krahasuar me një vit më parë. Ndërkohë që tremujori i tretë krahasuar me tremujroin paraardhës ka pësuar ulje me 3.97% ose në vlerë absolute 4.47 milion euro.

Kjo kategori të ardhurash për Bilancin e Pagesave përfshin përfitime që vijnë si rezultat i kompensimit të punonjësve, të tilla si paga, shpërblimet dhe përfitime të tjera, të fituara nga individët jorezidentë në një ekonomi, për punën e kryer për rezidentët e kësaj ekonomie.

Po në këtë kategori punonjësish, përfshihen edhe punonjësit sezonalë apo ata që punësohen për një periudhë afatshkurtër, më pak se një vit, si dhe punëtorët kufitarë të cilët e kanë qendrën e interesit të tyre ekonomik në vendin e tyre të origjinës./SCAN intel

Share This Article