ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Prokurori i Koresë së Jugut kërkon 10 vjet burg për ish-presidenten Yoon, thotë Yonhap 1 hour ago
Kabineti i Japonisë miraton buxhetin rekord prej 785 miliardë dollarësh, zotohet të mbajë nën kontroll borxhin 2 hours ago
3,000 vende pune në rrezik në qytetin West Country, ndërsa prodhuesi i vetëm i helikopterëve në Mbretërinë e Bashkuar paralajmëron dalje 2 hours ago
Gjashtë oficerë të imigracionit akuzohen për komplot të dyshuar për vjedhje 2 hours ago
‘Kërkoni falje!’, kritikohet lideri i Partisë së Gjelbër për ‘fyerje fyese’ ndaj Mbretit Charles 2 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Beteja për të vërtetën e Vis Martinajt/ ”Afati” i kryeministrit mbaroi, emërimet, përplasje mes policisë dhe ministrisë

albnews by albnews
16 December, 2022
in Albania
0
Beteja për të vërtetën e Vis Martinajt/ ”Afati” i kryeministrit mbaroi, emërimet, përplasje mes policisë dhe ministrisë
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

“Si është e mundur që Policia e Shtetit akoma sot nuk e ka një përgjigje për fatin e njërit prej profileve më të larta të krimit të organizuar në Shqipëri.

Drejtori i policisë së shtetit duhet të sigurojë që kjo dilemë të marrë fund sa më parë dhe nëse i kërkuari është vrarë, ti thuhet publikut se është vrarë dhe nëse jo, të gjendet, të kapet dhe t’i jepet drejtësisë“, u shpreh Rama disa javë më parë.

RelatedPosts

Rriten çmimet referuese për zhdoganimin e automjeteve të përdorura

I kërkonte Franca, dy “skifterët” shqiptarë kapen në Angli, njërit i vendosin “Rolex” në këmbë

Në Himarë, Babagjyshi zbret nga qielli me parashutë

Kanë kaluar 100 ditë që nga kjo deklaratë e kryeministrit, kur emëroi në krye të policisë, oficerin e vjetër të karrierës, Muhamet Rrumbullaku. Por pas 100 ditëve, misteri i zhdukjes së Ervis Martinajt nuk është zgjidhur. Përkundrazi misteret janë shtuar, përfshirë dhe fatin profesional të disa drejtuesve të policisë.

Në përfundim të afatit 100 ditor që kryeministri Edi Rama i la Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit për të analizuar punën e tij, Muhamet Rrumbullaku u duk se do të firmoste një sërë ndryshimesh brenda radhëve të uniformave blu.

Por dy ditë pasi mediat njoftuan ndryshimet, drejtoria e policisë nuk është ende në gjendje, as t’i mohojë, as t’i pohojë ato.

Rasti me i bujshëm është ai i Drejtorit të Policisë së qarkut të Tiranës. Lorenc Panganika u vu në këtë detyrë nga Gledis Nano, drejtori më jetëshkurtër në historinë e Policisë së Shtetit.

Të marten, burime të besuara pranë këtij institucioni konfirmuan për ABC News se ai do të zëvendësohej nga një mik dhe koleg i vjetër i Muhamet Rrumbullakut, Tonin Vocaj.

Por në një dalje për mediat të enjten paradite, teksa njoftoi zbardhjen e një vrasje të ndodhur 5 vite më parë, interesimit të gazetarëve për transferimin e tij, Panganika ju përgjigj me një fjali.

Arsyet përse këto shkarkime dhe emërime nuk po bëhen publike nuk dihen, por ajo që dihet është se ka mosmarrëveshje dhe këto kanë shkuar deri në zyrën e kryeministrit. Burimet thonë se kryeministri ka kërkuar që institucionet t’i përmbahen ligjit dhe vendimin ta marrë vetë Policia e Shtetit.

Fakti që Policia e Shtetit nuk po i merr këto vendime ka vetëm një shpjegim, përplasjen me Ministrinë e Brendshme.

Kupola e re drejtuese e Policisë së Shtetit, në fakt tani kontrollohet nga policë të vjetër dhe me karrierë. Ata zëvendësuan Gledis Nanon dhe disa emra të tjerë, të cilët ishin nën influencën e drejtuesve të Ministrisë së Brendshme.

Por rëndimi i situatës kriminale, rritja e numrit të krimeve të pazbardhura dhe më pas zhurma e madhe rreth zhdukjes së Ervis Martinajt, vunë policinë dhe qeverinë përballë një presioni në rritje të opinionit publik.

Derisa kryeministri 100 ditë më parë ja ktheu policinë profesionistëve të vjetër dhe kërkoi heqjen e influencës politike mbi uniformat blu. Një betejë që mesa duket, vazhdon akoma.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Prokurori i Koresë së Jugut kërkon 10 vjet burg për ish-presidenten Yoon, thotë Yonhap

Prokurori i Koresë së Jugut kërkon 10 vjet burg për ish-presidenten Yoon, thotë Yonhap

26 December, 2025
Kabineti i Japonisë miraton buxhetin rekord prej 785 miliardë dollarësh, zotohet të mbajë nën kontroll borxhin

Kabineti i Japonisë miraton buxhetin rekord prej 785 miliardë dollarësh, zotohet të mbajë nën kontroll borxhin

26 December, 2025
3,000 vende pune në rrezik në qytetin West Country, ndërsa prodhuesi i vetëm i helikopterëve në Mbretërinë e Bashkuar paralajmëron dalje

3,000 vende pune në rrezik në qytetin West Country, ndërsa prodhuesi i vetëm i helikopterëve në Mbretërinë e Bashkuar paralajmëron dalje

26 December, 2025
Gjashtë oficerë të imigracionit akuzohen për komplot të dyshuar për vjedhje

Gjashtë oficerë të imigracionit akuzohen për komplot të dyshuar për vjedhje

26 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result