• Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
Tuesday, July 29, 2025
  • Login
ALB UK News
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
ALB UK News
No Result
View All Result
Home Kosova
Sfidat e vështira me të cilat do të ndeshet qeveria e re e Kosovës, sipas analistëve amerikanë

Sfidat e vështira me të cilat do të ndeshet qeveria e re e Kosovës, sipas analistëve amerikanë

by albnews
9 October, 2019
in Kosova
0
1
VIEWS

Udhëheqësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, duke shpallur fitoren tha se ai do të jetë kryeministri i ardhshëm i vendit.

Qeveria e re e Kosovës do të ketë përpara shumë sfidave, si në rrafshin ndërkombëtar ashtu edhe atë vendor. Dy analistë amerikanë, ndjekës të hershëm të zhvillimeve në Kosovë, i thanë Zërit të Amerikës se vazhdimi i bisedimeve Kosovë-Serbi dhe tarifa 100 për qind ndaj mallrave serbe, duhet të jenë prioritetet e qeverisë së re. Me analistët Edward Joseph dhe Janusz Bugajski bisedoi kolegu Burim Goxhuli.

Albin Kurtin e presin sfida të mëdha në rast se e merr drejtimin e qeverisë së re të Kosovës, thotë eksperti amerikan i çështjeve të Ballkanit, Edward Joseph.

“Të qenit në qeveri, i ndryshon njerëzit dhe politikanët. Për Albin Kurtin dukej e lehte të kritikonte nga jashtë dhe të kundërshtonte. Është krejt ndryshe të shkosh në Bruksel ose Uashington, ose të presësh zyrtarë të lartë nga këto dy vende dhe t’i dëgjosh ata. Nuk duhet të harrojmë se Kosova është e varur nga mbështetja e faktorit ndërkombëtar. Për sigurinë e Kosovës kujdeset KFOR-i, ende nuk ka ushtri. Ekonomia varet nga BE-ja. Prandaj Kosova nuk mund ta përballojë izolimin. Kjo duhet të përjashtohet”, tha për ‘Zërin e Amerikës’ analisti amerikan Edward Joseph.

Por, qëndrimet e udhëheqësit të Lëvizjes Vetëvendosje, që shpesh herë janë cilësuar si të ashpra ndaj faktorit ndërkombëtar dhe izoluese për Kosovën, nuk i sheh si problem analisti Janusz Bugajski nga Qendra për Analizën e Politikave Evropiane.

“Ai është i vendosur të sigurojë qëndrimin në këmbë të Kosovës, në fushën ekonomike, politike dhe strategjike. Mendoj se kjo është ajo që dëshiron Amerika. Amerika i do vendet që janë të pavarura, të sigurta dhe që kërkojnë më pak angazhim të trupave ushtarake amerikane. Pra i do vendet që mund të shërbejnë në aleancë. Unë mendoj se Kosova në vend që të jetë konsumuese, mund të kontribuojë për sigurinë e përbashkët në NATO. Në një mënyrë mendoj se Kurti është personi i duhur për këtë”, tha analisti Janusz Bugajski.

Sfida më e vështirë dhe një nga prioritetet e qeverisë së ardhshme, është rikthimi në tryezën e bisedimeve me Beogradin. Kjo është edhe pritshmëria e Uashingtonit, i cili ka emëruar dy të dërguar të posaçëm për Kosovën, ambasadorin amerikan në Gjermani, Richard Grenell, soi përfaqësues të presidentit Trump për bisdimet me Serbinë dhe diplomatin e lartë Matthew Palmer.

“Besohet se emërimi i ambasadorit Grenell, nënkupton interesin që Shtëpia e Bardhë ka për arritjen e një marrëveshjeje. Arritja e marrëveshjes nënkupton respektimin e interesave të të dyja palëve”, tha analisti Edward Joseph.

Analisti Bujaksi thotë se përfshirja e ambasadorit Grenell është përparërësi që zoti Kurti duhet ta shfrytëzojë, ndërsa thotë se Kosova me Albin Kurtin në krye të qeverisë, do të ketë ekipin negociues më të besueshëm që ka pasur ndonjëherë.

“Albin Kurti duket se nga të gjithë politikanët në Kosovë është më i pastërti, sepse nuk ka akuza për korrupsion, nuk ka dyshime për krime lufte dhe nuk ka qenë pjesë e ndonjë qeverie ku janë bërë gabime. Pra, i ka duart e pastërta dhe kjo i jep më shumë autoritet dhe e vë në epërsi përballë komunitetit ndërkombëtar. Do të jetë një përzierje interesante sepse në anën tjetër Ambasadori Grenell ka rezerva ndaj Bashkimit Evropian dhe ka bërë kritikuar të shumta ndaj qeverisë gjermane. Prandaj mendoj se ai nuk do të dëgjojë shumë qëndrimin e Bashkimit Evropian dhe më shumë i intereson të shtyjë përpara atë amerikan, të cilin Kosova duhet ta shfrytëzojë në favor të saj”, tha analisti Janusz Bugajski.

Pritjet janë që qeveria e re e Kosovës, të vendosë shpejt për tarifën 100 për qind ndaj produkteve serbe, e cila edhe u bë shkaktare e ndërprerjes së dialogut.

Beogradi kushtëzon rifillimin e bisedimeve me heqjen e tarifave, ndërsa qeveria e deritashme e udhëhequr nga Ramush Haradinaj, i ka rezistuar trysnisë amerikane dhe evropiane për pezullimin apo heqjen e tyre.

“Ramush Haradinja nuk do ta hiqte tarifën, sepse për të ishte çështje parimore. Por një qeveri e re, e ndihmuar nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian, mundet shumë lehtë të gjejë formulën me Beogradin. Për shembull, tarifa pezullohet, bisedimet rifillojnë dhe Beogradi heqë dorë nga disa prej kundërshtimeve të saj në arenën ndërkombëtare. Prandaj besoj se me bashkimin e energjisë së diplomacive amerikane dhe evropiane, mund të arrihet formula për pezullimin e këtyre tarifave”, tha Edward Joseph.

Ky skenar, thonë analistët, është lehtësisht i realizueshëm. Madje, ata shohin më shumë rezistencë nga pala serbe sesa ajo e Kosovës.

“Kërkohet më shumë presion, në veçanti ndaj Serbisë. Kërkohet angazhim serioz për një formulë të mirë, se çfarë do lëshosh dhe çfarë do marrësh në shkëmbim. Gjithashtu duhet të vëzhgohet Rusia, e cila mund të përpiqet të sabotojë procesin, pasi marrëveshje nuk është në interesin e saj”, tha analisti Janusz Bugajski.

Krahas sfidave në rrafshin ndërkombëtar, Kosova ka probleme të mëdha edhe për shumë çështje të brendshme. Analistët thonë se në të dyja fushat, kërkohet punë paralele.

“Qeverisë do t’i duhet të fokusohet tek të dyjat. Duhet të angazhohen për sundimin e ligjit dhe luftën kundër korrupsionit, duhet të marrin masa që të mos emërojnë në poste vendim-marrëse familjarë dhe të afërm. Dhe mbi të githa, cilido qoftë roli i Albin Kuritt në qeveri, ai duhet të angazhohet për këtë për të dëshmuar se këto janë prioritetet më të mëdha për Vetëvendosjen”, tha analisti Edward Joseph​.

“Mendoj se zhvillimi ekonomik por edhe duart e pastërta, transparenca, sundimi i ligjit, drejtësia për ata që kanë kryer krime dhe zyrtarë të korruptuar që kanë abuzuar me postet publike duhet të jetë puna e parë e brendshme”, tha analisti Janusz Bugajski​

Analistët thanë se është e vështirë të parashikohet kohëzgjatja e krijimit të qeverisë së re, por ata thonë se ajo duhet të formohet sa më parë./VOA

Previous Post

Rama: Dallimi për negociatat është përcaktuar nga opozita

Next Post

Takimi Thaçi-Grenell, në fokus dialogu Kosovë-Serbi

albnews

albnews

Related Posts

Komisionerja e BE-së, Marta Kos i shkruan letër Kamberit, flet për të drejtat e shqiptarëve në Luginë dhe çështjen e pasivizimit të adresave nga Serbia  
Kosova

Komisionerja e BE-së, Marta Kos i shkruan letër Kamberit, flet për të drejtat e shqiptarëve në Luginë dhe çështjen e pasivizimit të adresave nga Serbia  

29 July, 2025
REL: Kosova në “gjendje të jashtëzakonshme të pashpallur”
Kosova

REL: Kosova në “gjendje të jashtëzakonshme të pashpallur”

29 July, 2025
Ende asnjë gjurmë! Vijojnë kërkimet për 33-vjeçarin në Liqenin e Ujmanit, Maqedonci: Në ndihmë edhe FSK
Kosova

Ende asnjë gjurmë! Vijojnë kërkimet për 33-vjeçarin në Liqenin e Ujmanit, Maqedonci: Në ndihmë edhe FSK

29 July, 2025
Next Post
Takimi Thaçi-Grenell, në fokus dialogu Kosovë-Serbi

Takimi Thaçi-Grenell, në fokus dialogu Kosovë-Serbi

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

28 June, 2024
Ukraina dështon në grabitjen e bombarduesit strategjik të Rusisë

Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

8 July, 2024
Arratisja e Havzi Nelës dhe letra që la në kufi në natën e 26 prillit 1967

Arratisja e Havzi Nelës dhe letra që la në kufi në natën e 26 prillit 1967

24 July, 2025

Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

11 February, 2025
Albania Today Part 2 ( Ministria Turizmit , Toptani Shopping Center , Plaza Tirana Hotel.)

ALB UK is airing a documentary against the stereotype Sky news portray on Albanians and Albania.

0

Ngrohja globale po afron

0

Salah kthehet në makineri golash, Liverpuli drejt vendit të dytë

0

3 mijë emigrantë të kapur gjatë muajit janar-shkurt

0
Kina u ofron prindërve 500 dollarë, për të rritur shkallën e lindjeve

Kina u ofron prindërve 500 dollarë, për të rritur shkallën e lindjeve

29 July, 2025
Studimi: Vaksinat kundër COVID-19 kanë shpëtuar mbi 2.5 milionë jetë njerëzish

Studimi: Vaksinat kundër COVID-19 kanë shpëtuar mbi 2.5 milionë jetë njerëzish

29 July, 2025
REL: Kosova në “gjendje të jashtëzakonshme të pashpallur”

REL: Kosova në “gjendje të jashtëzakonshme të pashpallur”

29 July, 2025
“Kozeta kishte lidhje me shumë të tjerë!” Flet nëna e autorit të vrasjes së 52-vjeçares në Pogradec: Djali im nuk është vrasës

“Kozeta kishte lidhje me shumë të tjerë!” Flet nëna e autorit të vrasjes së 52-vjeçares në Pogradec: Djali im nuk është vrasës

29 July, 2025

Popular Stories

  • Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    5310 shares
    Share 2124 Tweet 1328
  • Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

    2656 shares
    Share 1062 Tweet 664
  • Arratisja e Havzi Nelës dhe letra që la në kufi në natën e 26 prillit 1967

    2147 shares
    Share 859 Tweet 537
  • Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

    2006 shares
    Share 802 Tweet 502
  • Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

    1894 shares
    Share 758 Tweet 474
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
  • Lajme

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme

© 2023 ALBUKTV.COM