Është shkatërrua në Berlin, akuariumi “Aqua Dom”, i cili ndodhet në hoteliN “Radisson Blu” pranë Alexanderplatz.
I gjatë 14 metra, “Aqua Dom” konsiderohej si akuariumi më i madh cilindrik në botë, i cili mbante më shumë se 1500 peshq të llojeve të ndryshme. Si pasojë e shpërthimit të tij dy persona që ndodheshin në hotel kanë mbetur të plagosur.
Policia shkoi menjëherë në vendngjarje dhe evakuoi disa banorë, pasi sasi të mëdha uji u derdhën në rrugë.
Në vitin 2020 akuariumi ishte rinovuar dhe kishte më shumë se 100 lloje të ndryshme peshqish, si dhe 1 milion litra ujë.
Policia gjermane e ka ende të paqartë se çfarë e shkaktoi shpërthimin në akuarium, ndërkohë që një hetim ka nisur.