Varvitsiotis: Hapja e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë Veriore mjet efikas për paqen në rajon

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Greqia beson se hapja e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut është një mjet efikas për paqen dhe stabilitetin e rajonit, deklaroi ministri i Jashtëm alternativ grek, Miltiadis Varvitsiotis në një seancë dëgjimore në Komisionin parlamentar grek për Mbrojtjen Kombëtare dhe Punët e Jashtme, sipas medieve greke.

”Greqia është në favor të BE-së për fillimin e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut”, deklaroi ai.

Ai tha se Greqia gjithmonë ka mbështetur politikën europiane të zgjerimit për përfshirjen e  vendeve të Ballkanit Perëndimor.

“Greqia beson se ky është një mjet efikas për të arritur paqen, stabilitetin dhe prosperitetin për rajonin dhe më gjerë”, theksoi Varvitsiotis./ATSH/

Share This Article