Argjentina fitoi Kupën e Botës dhe Messi realizoi ëndrrën e tij, por finalja kishte edhe një protagonist të jashtëzakonshëm, Kylian Mbappe.
Franca ishte në “gjumë” deri në minutën e 80 kur Argjentina udhëhiqte me dy gola. Kylian Mbappe hyn në lojë dhe realizon dy gola, një tjetër e shënoi në shtesë. Që prej finales së largët të vitit 1966, askush nuk ka realizuar 3 gola në finale.
Në total, 23-vjeçari ka realizua 8 gola në këtë kompeticion duke u shpallur golashënues i Botërorit me një gol më shumë se Lionel Messi, i cili e dërgoi 2 herë topin në rrjetë.