Një nga skafistët që shkaktoi tragjedinë e 2002, kush është vlonjati që u ekzekutua në Athinë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kreshnik Çerçizaj, 41-vjeçari nga Vlora që u ekzekutuan në një atentat mafioz në Athinë, ishte një nga skafistët që shkakton tragjedinë me dy viktima në skafin që udhëtonte drejt Italisë më 21 gusht të vitit 2002.

Mjeti lundrues me 32 klandestinë në bord po udhëtonte drejt Italisë. Por është pikasur nga Guardia Di Financia dhe në tentativë për t’i shpëtuar policisë italiane skafi është përplasur.

Për pasojë humbën jetën dy klandestinët, Ilirian Idrizi, ish-drejtori i shkollës së Babicës dhe Zybajde Bracaj nga Mallakastra.

Skafi drejtohet nga 4 persona, mes tyre Kreshnik Çerçizi i cili u akuzua për dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufirit me pasoje vdekjen e dy shtetasve dhe u dënua nga Gjykata e Vlorës me 7 vite burg.

Kreshnik Çerçizaj u ekzekutua nga një person i maskuar me maskë kirugjikale në një lokal në Athinë.

Viktimë mbeti edhe shqiptari tjetër Armando Ogranaja, me precedentë për armëmbajtje pa leje dhe për lojra fati.

Share This Article