ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Kryen masakër ndaj të krishterëve, Donald Trump bombardon kampin e ISIS natën e Krishtlindjes 15 minutes ago
Mesazhet e Ballukut: Koncesioni Thumanë–Kashar, “dhurata e jetës” për Bashkim Ulajn 17 minutes ago
Platoni: Dija si shpëtim 22 minutes ago
Udhëheqësi i opozitës ruse dënohet me gjashtë vjet burg 39 minutes ago
Bashkimi familjar në Gjermani, shqiptarët në mesin e aplikantëve kryesorë 42 minutes ago
Next
Prev
Home Albania

Mbi 13 mijë shqiptarë u regjistruan si azilkërkues në Britani për 9 mujorin e 2022

albnews by albnews
19 December, 2022
in Albania, UK
0
Mbi 13 mijë shqiptarë u regjistruan si azilkërkues në Britani për 9 mujorin e 2022
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Numri i shqiptareve që aplikojnë si azilkërkues në Britaninë e Madhe po rritet me shpejtësi këtë vit.Sipas të dhënave zyrtare mbi emigracionin nga Qeveria Britanike, të përpunuara nga “Monitor” në periudhën janar-shtator 2022 kanë kërkuar azil në Britani 13,272 shtetas shqiptarë.

Në tremujorin e tretë të këtij viti numri i azilkërkuesve nga Shqipëria pothuajse u dyfishua në raport me 6 mujorin e parë ku kishin kërkuar azil rreth 7 mijë shtetas shqiptarë, shkruan Revista Monitor.Në të gjithë 9 mujorin e këtij viti Britania e Madhe ka regjistruar 52,525 azilkërkues nga e gjithë bota, 25% e të cilëve ishin nga Shqipëria.

RelatedPosts

Mesazhet e Ballukut: Koncesioni Thumanë–Kashar, “dhurata e jetës” për Bashkim Ulajn

Bashkimi familjar në Gjermani, shqiptarët në mesin e aplikantëve kryesorë

Topi e godet në gjoks teksa luante futboll, ndërron jetë 42-vjeçari nga Vlora

Disa zona të Veriut të Shqipërisë po boshatisen më shpejtësi kryesisht qarku i Kukësit i cili ka lidhje të forta me emigracionin në Britani.Më shumë se gjysma e azilkërkuesve nga Shqipëria hynë në territorin britanik me gomone nga Franca në udhëtime mbi 8 ore shpesh duke rrezikuar jetën. Vala e emigrimit në këtë mënyrë u nxit nga çmimi më i lirë me gomone (3000 paund) në raport me mbi 20,000 mijë paund që arriti vlera e transportit me kamion.

Autoritet britanike konsiderojnë se kalimet me varka të vogla janë të rrezikshme dhe të panevojshme për shqiptarët. Shqipëria sipas tyre konsiderohet një vend i sigurt.

“Në përgjithësi në Shqipëri apo pjesë të tij nuk ka asnjë rrezik serioz persekutimi të personave që jetojnë atje”, cilëson informacioni i qeverisë Britanike që shoqëron statistikat e emigracionit.

Të dhënat tregojnë se numri i azilkërkueseve nga Shqipëria është rritur më shumë se katër herë në raport me vitin 2021 ku kërkuan azil vetëm 3,578 shqiptare.Çdo kërkesë për azil shqyrtohet në bazë të rrethanave individuale të personave dhe mundësia për t’iu dhënë mbrojtje do të ndryshojë sipas nivelit të rrezikut.

Të dhënat britanike tregojnë se, shqiptarët në përgjithësi kishin më pak gjasa për të përfituar azil sesa kombësitë e tjera. Shqiptarët përfitojnë 53% të normës së grantit, krahasuar me 76% të kombësive të tjera.Shumica e shqiptarëve që kalojnë kanalin me varka të vogla janë meshkuj. Nga viti 2018 deri në qershor 2022, 95% e shqiptarëve që arritën në Britani me gomone ishin meshkuj.

Në BE dhe Britani kanë kërkuar azil gjithsej 21.3 mijë persona për 9 mujorinNga ana tjetër të dhënat e Eurostat që i referohen 9 mujorit 2022 tregojnë se në vendet e BE -së janë regjistruar gjithsej 8,115 aplikime për azil në BE nga shtetasit shqiptarë, me një rritje prej 68% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Shtetet me aplikimet më të larta mbeten Franca, me 46% të aplikimeve totale për 8-mujorin dhe Gjermania, me 12%. Dëshira e shqiptarëve është më e larta në Evropë edhe në krahasim me Ukrainën që është në luftë.Vetëm nëpërmjet azilit kanë ikur nga vendi rreth 21.4 mijë vetë në 9 mujor, pa llogaritur personat që ikin me studime, me kontrata pune, me bashkim familjar etj.

Kjo shifër është gati sa aplikimet për azil në BE në 2019-n (ku përfshihej dhe raportimi i Britanisë), përpara se të fillonte pandemia. Vendi po zbrazet me shpejtësi sa çdo vit shuhet një qytet.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Kryen masakër ndaj të krishterëve, Donald Trump bombardon kampin e ISIS natën e Krishtlindjes

Kryen masakër ndaj të krishterëve, Donald Trump bombardon kampin e ISIS natën e Krishtlindjes

26 December, 2025
Mesazhet e Ballukut: Koncesioni Thumanë–Kashar, “dhurata e jetës” për Bashkim Ulajn

Mesazhet e Ballukut: Koncesioni Thumanë–Kashar, “dhurata e jetës” për Bashkim Ulajn

26 December, 2025
Platoni: Dija si shpëtim

Platoni: Dija si shpëtim

26 December, 2025
Udhëheqësi i opozitës ruse dënohet me gjashtë vjet burg

Udhëheqësi i opozitës ruse dënohet me gjashtë vjet burg

26 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result