Gjermania ishte një nga surprizat negative të Kupës së Botës, pasi skuadra gjermane nuk e kaloi fazën e grupeve në Katar.
Trajneri i kombëtares gjermane, Hansi Flick komentoi performancën e dobët dhe bëri autokritikë, duke “thumbuar” lojtarët e tij, duke theksuar se u fokusuan shumë në çështjet politike.
“Presidenti francez Emmanuel Macron tha: “Futbolli është shumë i politizuar. Lojtarët tanë duhet të përqendrohen te futbolli, pastaj unë do të kujdesem për politikën”. Do të ishte mirë sikur të ishte kështu edhe për ne. Detyra jonë është të luajmë futboll. Ka njerëz që janë të trajnuar për të menaxhuar politikën”, deklaroi Flick për “FNP”.
Trajneri i Gjermanisë beson se çështjet politike përçanë publikun gjerman: “Shumë zgjodhën të mos i shikonin ndeshjet. Vendi u përça dhe ky është turp. Futbolli duhet të bashkojë njerëzit”.