Angel Di Maria shkëlqeu gjatë 64 minutave që u aktivizua në finalen e Kupës së Botës mes Argjentinës dhe Francës, ku sulmuesi ishte i papërmbajtshëm në pjesën e parë.
Pasi fitoi penalltinë që zhbllokoi sfidën, 34-vjeçari i dhuroi skuadrës albiceleste avantazhin e dyfishtë me golin e tij, diçka që e kishte parashikuar më parë.
Di Maria e festoi mes lotësh Botërorin e parë në karrierë, ndërkohë që është zbuluar një prapaskenë interesante me bashkëshorten e tij, Jorgelina Cardoso.
Kjo e fundit ka publikuar një bisedë private që ka zhvilluar me yllin argjentinas një natë përpara finales.
“Do të bëhem kampion bote, dashuri. Është e shkruar. Madje edhe do të shënoj gol. Është e shkruar siç ndodhi në Maracana dhe Wembley. Shijoje ditën e nesërme, pasi do të bëhemi kampionë bote”.
“E meritojnë 26 lojtarët që janë këtu dhe familjet e tyre”, i shkroi Di Maria gruas së tij.