Nënshkruhet marrëveshja, Shqipëria pajiset me flotën e dronëve “Bayraktar”

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Është firmosur marrëveshja për blerjen e flotës së dronëve Bayraktar, mes Shqipërisë dhe Turqisë.

Lajmi është bërë i ditur nga kryeministri Edi Rama, i cili me anë të një postimi në rrjetet sociale shkruan se teknologjia bëhet fjalë për teknologjinë më të lartë të fluturimeve për misione ushtarake, policore dhe civile, në funksion të sigurisë kombëtare, të luftës kundër krimit e kultivimit të paligjshëm të hashashit, të emergjencave civile, mbrojtjes së territorit dhe mbledhjes së informacioneve gjeohapësinore.

Sipas ministrit të Mbrojtjes, Niko Peleshi, fillimisht Shqipëria do të blejë 3 dronë Bajraktar, më pas flota do të zgjerohet.

I njohur ndryshe si BT2, Bayraktari është një dron bombardues. Droni është “i shkathët”, i vogël, ekonomik, mbi të gjitha, letal!

Share This Article