ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Gjykata e Malajzisë dënon ish-kryeministrin Najib Razak për abuzim me pushtetin dhe pastrim parash në gjyqin më të madh të 1MDB-së 1 hour ago
Vjedhja në Manastirin e Shën Gjergjit trondit komunitetin e zonës 2 hours ago
“E kishin lënë makinën ndezur”, Policia e Tetovës jep detaje për vjedhjen e veturës së Adrit dhe Ilirianës në Maqedoninë e Veriut 2 hours ago
Fakte të reja mbi Universitetin mesjetar të Durrësit 2 hours ago
Dosja Balluku, SPAK kontrolle ndaj bashkëpunëtorëve të saj dhe disa biznesmenëve 2 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Kërkesat për azil të shqiptarëve mbeten të larta në vendet e Bashkimit Europian

albnews by albnews
22 December, 2022
in Albania
0
Kërkesat për azil të shqiptarëve mbeten të larta në vendet e Bashkimit Europian
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Rreth një mijë shtetas shqiptarë kanë kërkuar mesatarisht azil çdo muaj në një nga vendet e Bashkimit Evropian, në periudhën janar-tetor 2022.

Sipas të dhënave të Agjencisë Evropiane për Azilin (EASO) publikuara së fundi vetëm në muajin tetor 1091 shtetas shqiptarë aplikuan për azil në vendet e Bashkimit Evropian.

RelatedPosts

Politika që unë besoj ndërtohet me duar të pastra dhe mendje të hapura

Vjedhja në Manastirin e Shën Gjergjit trondit komunitetin e zonës

Fakte të reja mbi Universitetin mesjetar të Durrësit

Totali i aplikimeve për azil nga shqiptarët ishte në muajin tetor 1301, pasi 210 ishin aplikime përsëritëse.

Sipas të dhënave të EASO-s shkalla e njohjes ishte vetëm 5% dhe 4279 raste mbeten në pritje për t’u shqyrtuar.

Të dhënat e Agjencisë për Azil të Bashkimit Europian të përpunuara nga Zëri i Amerikës flasin se 10912 shtetas shqiptarë aplikuan për azil në vendet e Bashkimit Evropian nga janari në tetor të këtij viti.

Sipas të dhënave 8956 kërkesa për azil ishin për herë të parë, ndërsa 1956 kërkesa ishin përsëritëse.

Krahasuar me vitin 2021 numri i azilkërkuesve shqiptarë në vendet e Bashkimit Evropian pritet të jetë këtë vit më i lartë.

Në vitin 2021, nga Shqipëria aplikuan për azil rreth 11 mijë e dyqind persona, 77% e të cilëve e kishin aplikimin për azil për herë të parë.

Shqipëria ka nivelin më të lartë të azilkërkuesve ndër vendet e Ballkanit Perëndimor.

Sipas Agjencisë evropiane për Azilin vendet e BE-së morën rreth 106900 kërkesa për azil vetëm në tetor 2022 ndërsa aplikimet për azil arritën një nivel të ri që nga viti 2016.

Agjencia e Azilit e Bashkimit Evropain vlerëson në raportin e saj të fundit se në tetor, aplikimet ishin në nivelin më të lartë të të gjitha kohërave për shtetësi të shumta, duke përfshirë turqit, tunizianët, marokenët dhe gjeorgjianët. Rusët dhe iranianët aplikuan më së shumti se këto vite vlerëson raporti i EASO-s.

Sipas raportit autoritetet e azilit të Bashkimit Evropian lëshuan rreth 54000 vendime të shkallës së parë në tetor ndërsa hendeku midis vendimeve të nxjerra dhe aplikimeve të paraqitura ishte më i madhi që nga viti 2015.

Si rezultat, thuhet në raport, çështjet në pritje në shkallë të parë u rritën ndjeshëm në 578 300 në fund të tetorit, një nivel i ri që nga viti 2017.

Shkalla e njohjes së Bashkimit Evropian mbeti në 37% në tetor. Normat e njohjes ishin veçanërisht të larta për ukrainasit, sirianët, eritreasit, bjellorusët, jemenasit etj./VOA

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Gjykata e Malajzisë dënon ish-kryeministrin Najib Razak për abuzim me pushtetin dhe pastrim parash në gjyqin më të madh të 1MDB-së

Gjykata e Malajzisë dënon ish-kryeministrin Najib Razak për abuzim me pushtetin dhe pastrim parash në gjyqin më të madh të 1MDB-së

26 December, 2025
Vjedhja në Manastirin e Shën Gjergjit trondit komunitetin e zonës

Vjedhja në Manastirin e Shën Gjergjit trondit komunitetin e zonës

26 December, 2025
“E kishin lënë makinën ndezur”, Policia e Tetovës jep detaje për vjedhjen e veturës së Adrit dhe Ilirianës në Maqedoninë e Veriut

“E kishin lënë makinën ndezur”, Policia e Tetovës jep detaje për vjedhjen e veturës së Adrit dhe Ilirianës në Maqedoninë e Veriut

26 December, 2025
Fakte të reja mbi Universitetin mesjetar të Durrësit

Fakte të reja mbi Universitetin mesjetar të Durrësit

26 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result