Sot shpallen dy fitues të Nobelin për Letërsi, ndër favoritë edhe Kadare

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Akademia suedeze do të bëjë të ditur emrat e dy laureatëve për Çmimim Nobel të Letërsisë, meqë vitin e kaluar kjo ceremoni është anuluar për shkak të një skandali seksual.

Në mesin e favoritëve janë Anne Carson, Margaret Atwood, Ismail Kadare dhe Lyudmila Ulitskaya.

Çmimet Nobel: Spekulimet për Gretën dhe dyshen e letërsisë

Akademia Suedeze në Stokholm ka bërë ndryshime të jurisë, duke emëruar anëtarë të rinj pas situatës së vitit të kaluar, që kishte përfshirë shkelje siç është konflikti i interesit dhe ngacmimet seksuale.

Burri i anëtares së Akademisë, Katarina Frostenson është dënuar me 2 vjet e gjysme burgim pasi është dënuar për dhunim.

Frostenson më pas është larguar nga akademia.

Deri më tani Çmimet Nobel për këtë vit janë ndarë për mjekësi, fizikë dhe kimi.

Këto çmime, secili në vlerë të 908,000, dollarëve, do të prezantohen më 10 dhjetor, në përvjetorin e vdekjes së Nobelit.

Share This Article