Shifrat marramendëse/ Lidhet kontrata për Teatrin Kombëtar, ja sa do kushtojë faza e parë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Teksa punimet në terren për ndërtimin e Teatrit të ri Kombëtar kanë filluar, një ditë më parë në sistemin e APP u njoftua edhe lidhja e kontratës për ndërtimin-faza e parë.

Po kështu në të njëjtën ditë u publikua edhe lidhja e kontratës për mbikëqyrjen e ndërtimit të Teatrit. Konkretisht sipas formularit të nënshkrimit të kontratës të publikuar në faqen e APP nga ana e Bashkisë së Tiranës, kompania AGI-Kons që është edhe fituese e garës do të përfitojë rreth 19 milionë euro.

Shuma përfshin totalin e kontratës ku fondi limit prej mbi 1.8 miliardë lekë ka të shtuar edhe tatimin mbi vlerën e shtuar duke arritur në 2.2 miliardë lekë.

Nga ana tjetër kontrata me objekt “Mbikëqyrja e punimeve për objektin “Godina e Teatrit Tiranë – Faza 1” u fitua nga kompania INFRATECH dhe njoftimi i lidhjes së kontratës të enjten e kësaj jave bënte me dije se vlera totale më gjithë TVSH është 20 milionë lekë apo mbi 173 mijë euro.

Të mërkurën e kësaj jave u njoftua edhe nisja zyrtare e punimeve për Teatrin e ri Kombëtar një nga projektet që ka pasur edhe më shumë debat dhe përplasje ndër vite.

Share This Article