Qindra emigrantë janë duke mbijetuar në të ftohtë në kufirin verior të Meksikës gjatë Krishtlindjeve, duke shpresuar për një ndryshim të shpejtë të kufizimeve të vendosura nga Shtetet e Bashkuara ndërsa durojnë “dhunën” e një stuhie dimërore që po shkatërron rajonin.
Pasi Gjykata e Lartë e SHBA-së vendosi këtë javë se kufizimet e njohura si “Titulli 42” mund të qëndrojnë në fuqi përkohësisht, shumë migrantë po përballen me një fundjavë Krishtlindjesh në atë që shërbimi i motit të Meksikës e quajti “masa e ajrit Arktik”.
Temperaturat në qytetet kufitare të Matamoros dhe Reynosa, ku disa mijëra njerëz janë duke qëndruar nëpër kampe jashtë ose në strehëza të zhveshura, pritet të lëvizin rreth ngrirjes të shtunën dhe vetëm pak të përmirësohen të dielën.
Më tej në perëndim në Ciudad Juarez, ku qindra emigrantë janë rreshtuar për të kërkuar azil në kufirin me El Paso, Teksas, temperaturat parashikohet të bien në minus gjashtë gradë Celsius (21 gradë Fahrenheit). Ndërsa gjendja është alarmante, pasi mësohet se shumë prej tyre kanë fjetur në rrugë, në të ftohtë.
Titulli 42 i lejon SHBA-së të kthejë emigrantët në Meksikë ose në vende të caktuara pa pasur mundësi për të kërkuar azil. Ai duhej të përfundonte më 21 dhjetor përpara vendimit të gjykatës.