Paneli i Komisionit Hetimor të ngritur nga Kongresi amerikan mbi ngjarjet e 8 janarit të vitit 2021, mbi Kongres, publikoi raportin e plotë, me fokusin kryesor, akuzat ndaj ish-presidentit amerikan Donald Trump. Mbi bazën e këtyre akuzave iu kërkua edhe Departamentit të Drejtësisë, nisja e hetimeve penale.
Raporti është jo pak, por 800 faqe, bazuar i gjithi në gati 1200 intervista për më shumë se 18 muaj dhe qindra mijëra dokumente, sikurse edhe në dëshminë zyrtarëve të asaj kohe. Në raport listohen qartë, edhe 17 zbulime, mbi të cilat bazohen akuzat për implikime ligjore, të nxitura apo urdhëruara nga Trump dhe disa prej avokatëve apo njerëzve të tij të afërt.
Në raport, listohen po ashtu, rekomandime legjislative, që do të ndihmonin në parandalimin e sulmeve të ngjashme, në të ardhmen.
Në fillim të kësaj jave, Komiteti i kërkoi prokurorëve federal, që të ngarkojnë ish-presidentin republikan me akuza për 4 krime, pengimi i një procedimi zyrtar; komplot për të bërë një deklaratë të rreme dhe nxitje ose ndihmë në një kryengritje. Në një reagim në rrjetin e tij social Truth, fill pas kësaj kërkese të komitetit, Trump e quajti atë një komision partizan, në gjueti shtrigash.