Papa Françesku, në meshë me karrige me rrota

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Papa Françesku, në meshën e Krishtlindjes në Vatikan, tha se lutjet e tij janë për fëmijët, sidomos ata që jetojnë në zona konfliktesh.

“Mendoj mbi të gjithë për fëmijët e gëlltitur nga lufta, varfëria dhe padrejtësia”, theksoi Ati i Shenjtë, i cili hyri në kishë me një karrige me rrota.

Gjithsesi, Papa Françesku nuk përmendi konkretisht luftën mes Rusisë dhe Ukrainës gjatë meshës.

“Edhe në këtë Krishtlindje, njerëzimi i pangopur me para, pushtet dhe kënaqësi, nuk i lë vend, ashtu siç bëri Jezusi, më të vegjëlve”, shtoi Papa Françesku, në praninë e 7000 besimtarëve, ndërsa të tjerë e ndoqën meshën nga Sheshi Shën Pjetër nëpërmjet ekraneve gjigante.

“Pas 2000 viteve nga lindja e Krishtit, pas shumë Krishtlindjeve të festuara mes dhuratave, ka një rrezik: dimë shumë gjëra mbi këtë festë, por harrojmë domethënien e saj”, nënvizoi Ati i Shenjtë.

Share This Article