City Manchester City ka shënuar sot fitore të vlefshme, duke e mposhtur Arsenalin me rezultat 3-1.
Hero i derbit anglez, pa dyshim ishte Aguero, i cili në këtë ndeshje shënoi hetrik (1’, 44’ dhe 61’). Golin e vetëm për mysafirët e ka shënuar Koscielny (11’).
Pas kësaj fitoreje City i afrohet Liveroolit që mban pozitën e parë. Tani City ka 59 pikë dhe ndodhet në pozitën e dytë në Premierligë, kurse Liverpool mban pozitën e parë me 61 pikë, por ka një ndeshje më pak të zhvilluar