Këshilltari bashkiak në Londër, Kastriot Berberi uron AlbUkTv dhe themeluesin e televizionit të shqiptarëve në Britani

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Këshilltari bashkiak në bashkinë e Waltham Forest-it në Londër, Kastriot Berberi ka uruar për Krishtilindje dhe Vitin e ri 2023, AlbUkTv, stafin e këtij televizoni dhe themeluesin e tij,  Helidon Kastrati.

‘Komuniteti shqiptaro-britanik është shume krenar me arritjet ne media si dhe kontributin e madh në shoqërinë shqiptaro-britanike të ALB UK TV,  personelit, si dhe themeluesit Z. Helidon Kastrati’, shkruan Berberi.

Mesazhi i plotë i Këshilltarit bashkiak, Kastriot Berberi:

I uroj Gëzuar Krishtlindjet dhe Vitin e Ri, personelit të palodhur dhe themeluesit të ALB UK TV, Z. Helidon Kastrati.

ALB UK TV ka disa vite që është i vetmi televizion dhe dritare kulture për komunitetin shqiptar në Britani si dhe shqiptarët në Shqipëri, Kosovë dhe trevat e tjera shqiptare.

Ky televizion është financuar 100% privatisht nga Z. Helidon Kastrati, financa të marra nga kursimet familjare të tij.

‘ALB UK TV ka potencialin për të hedhur hapa të tjera zhvillimi në shërbim të komunitetit. Bizneset shqiptare në Britani dhe jashtë saj, mund të bëjnë reklamimet e bizneseve të tyre në këtë televizion. Për bizneset e reja dhe të vogla në këtë kohë të veshtirë krize ekonomike, ALB UK TV mund të shqyrtojë rast pas rasti mundesinë e reklamave falas në ndihmë të këtyre bizneseve.

Komuniteti shqiptaro-britanik është shumë krenar me arritjet në media si dhe kontributin e madh në shoqërinë shqiptaro-britanike të ALB UK TV,  personelit, si dhe themeluesit Z. Helidon Kastrati.

ALB UK TV dhe Z. Helidon Kastrati, Gëzuar Krishtlindjet dhe Vitin e Ri 2023!

Share This Article