I dënuar për vrasjen e të dashurës dhe nënës së saj, Marjan Rroku nis një betejë të re gjyqësore

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Teksa po vuan një dënim me burgim të përjetshëm për vrasjen e të dashurës dhe nënës së saj, ish-agjenti i SHIK, Marjan Rroku, ka nisur një tjetër betejë me drejtësinë. Këtë radhë, ai pretendon cenim të të drejtave që lidhen me punësimin, rehabilitimin social dhe ri-integrimin, komunikimin me familjarët, apo kushtet e jetesës në burgun e Burrelit.

Objekti i kërkesës është rivendosja e të drejtave të të dënuarit. Ai i është drejtuar gjykatës, pasi nuk ka gjetur zgjidhje në rrugë administrative me drejtorinë e burgut. Përballja e tij ligjore është bërë një ping-pong mes gjykatës së Matit dhe asaj Administrative në Tiranë për kompetencën, çështje që e ka zgjidhur së fundmi Gjykata e Lartë.

Një Kolegj Administrativ i Gjykatës së Lartë vendosi se gjykata kompetente për shqyrtimin e kërkesës së Rrokut është Gjykata e Matit, prishjen e vendimit për shpalljen e moskompetencës të qershorit 2022 dhe vijimin e gjykimit të kërkesës.

Marjan Rroku u fajësua në mungesë me burg përjetë nga drejtësia shqiptare në vitin 2002 si autor i vrasjes së Alda Canajt dhe nënës së saj, Mbarime Canaj, ngjarje e ndodhur në vitin 2001 në kryeqytet. Ai u arrestua në SHBA e u ekstradua në vitin 2014, kohë nga e cila vuan dënimin. Në vitin 2016 e në vijim ai kërkoi rihapje të çështjes, kërkesë që iu refuzua në të tre shkallët e gjykimit, vendim që nuk u cenua as nga Gjykata Kushtetuese.

Share This Article