ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Pushimet në makth, holandezi rrëfen Shqipërinë: 6 ditë në burg dhe 12 mijë € ryshfet 1 hour ago
“The King” 2 hours ago
Prapaskena nga darka mbretërore, si u përplasën kuzhinierët e Mbretit Charles III me bodigardët e Trump 2 hours ago
BE-ja rrit presionin ndaj Rusisë, Von der Leyen: Koha për të mbyllur rubinetat e gazit 3 hours ago
Grevë urie për drejtësi/ Babai i Denis Ruçit proteston para Parlamentit grek: Dua verifikim të ADN-së 3 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Deputeti gjerman Hakverdi: Po-ja e Bundestagut ia lehtëson vendimin vendeve të tjera

albnews by albnews
10 October, 2019
in Albania
0
Deputeti gjerman Hakverdi: Po-ja e Bundestagut ia lehtëson vendimin vendeve të tjera
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Deputeti gjerman, Metin Hakverdi shprehet në një intervistë për DW se, Po-ja e parlamentit gjerman ia lehtëson vendimin vendeve të tjera.

I pyetur se çfarë ndikimi do të ketë vendimi i parlamentit gjerman, Bundestag, mbi vendet e tjera si Holanda dhe Franca për procesin e hapjes së negociatave me Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut, Hakverdi thotë se, “nëse kemi parasysh çfarë ndodhi në muajin qershor, gjë që unë po e përshkruaj me fjalët e mia, duke thënë se këto dy vende, por edhe vende të tjera u fshehën mbas faktit që Gjermania nuk arriti të merrte vendim. Prandaj atyre kjo iu erdhi për mbarë duke mos dashur të merrnin vendim, meqenëse Gjermania nuk vendosi. Prandaj tani vendimi i marrë nga Bundestagu është shumë i rëndësishëm, sepse jep sinjalin që të gjithë duhet të tregojnë qëndrimin që kanë ndaj kësaj çështjeje, duke mos qenë në gjendje ta shtyjnë ende. Të paktën duke mos e shtyrë dot me të njëjtim arsyetim, si më parë.

RelatedPosts

Pushimet në makth, holandezi rrëfen Shqipërinë: 6 ditë në burg dhe 12 mijë € ryshfet

Grevë urie për drejtësi/ Babai i Denis Ruçit proteston para Parlamentit grek: Dua verifikim të ADN-së

Ekzekutimi i Paulin Harushës në Kanada, Policia identifikon vrasësin e shkodranit: Njiheshin më parë!

“Po ashtu”, shton ai, “është shumë e rëndësishme, sepse siç e dini ne, socialdemokratët jemi në pushtet në koalicion me kristiandemokratët, dhe ne e morëm vendimin në kundërshtim me kristiandemokratët. Dhe ishim në gjendje të çonim deri në fund idenë tonë. Por edhe kristiandemokratët dhanë në fund fare nënshkrimin e tyre. Dhe nënshkrimi i dhënë nga konservatorët në Gjermani, bën që edhe fraksione të njëjta në vendet anëtare të BE, ta kenë më të lehtë që të japin aprovimin e tyre. Fakti që për Shqipërinë u prezantua tani një katalog me kushte që duhen plotësuar, me kushte edhe të reja, nuk ka të bëjë me ne. Ka të bëjë me vendimin që mori Unioni Kristiandemokrat Kristiansocial. Por kjo mund të jetë në favor, sepse mund lehtësojë vendet e tjera që të marrin vendim pozitiv”.

I pyetur mbi vendimin e djeshëm të Holandës, Hakverdi thekson se, “unë nuk mendoj se ishte “Jo”. Dje në Hagë u mblodh “Komisioni për çështjet europiane” i parlamentit holandez. Ka qenë një takim këshillues i përgatitur më parë. Nuk u dha “Jo” e qartë, por palët nuk kanë qenë të unifikuara në vendimin e tyre. Ministri holandez i Jashtëm, nuk ka dhënë përgjigje të qartë për qëndrimin që mban qeveria holandeze. Që do të thotë se duhet të presim çfarë vendimi do të marrë qeveria. Siç thashë, vendimi i marrë nga Gjermania mund të ndihmojë vendet e tjera, sepse kushtet e vëna mund t’i hapin rrugën Holandës që të marrë vendimin “Po me kushte”.

“Me sa di unë Kushtetuta në Hollandë është e njëjtë si në Gjermani.  Vendimi i Parlamentit nuk është i detyrueshëm për qeverinë. Por, pyetja është a do ia lejojë vetes qeveria që të marrë vendim të ndryshëm nga ai i parlamentit. Në fakt, kjo është një gjë e vështirë. Nga pikëpamja juridike mundësia ekziston. Këtu tek ju në rajon njerëzit kujtojnë se Holanda ka marrë vendim. Kjo nuk është e vërtetë. Holanda nuk ka marrë ende vendim, dhe vendimi që ka marrë nuk është absolut”, tha ai.

Dy deputetë socialdemokratë gjermanë, Metin Hakverdi dhe Christian Petry vizitojnë Maqedoninë dhe Shqipërinë, pas vendimit të marrë nga parlamenti gjerman për hapjen e negociatave. Më 15 tetor mblidhet Këshilli i BE./ATSH/

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Pushimet në makth, holandezi rrëfen Shqipërinë: 6 ditë në burg dhe 12 mijë € ryshfet

Pushimet në makth, holandezi rrëfen Shqipërinë: 6 ditë në burg dhe 12 mijë € ryshfet

19 September, 2025
“The King”

“The King”

19 September, 2025
Prapaskena nga darka mbretërore, si u përplasën kuzhinierët e Mbretit Charles III me bodigardët e Trump

Prapaskena nga darka mbretërore, si u përplasën kuzhinierët e Mbretit Charles III me bodigardët e Trump

19 September, 2025
BE-ja rrit presionin ndaj Rusisë, Von der Leyen: Koha për të mbyllur rubinetat e gazit

BE-ja rrit presionin ndaj Rusisë, Von der Leyen: Koha për të mbyllur rubinetat e gazit

19 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result