Reforma Zgjedhore, Hajdari: Nuk do të ketë dy faza

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Në një prononcim për mediat në përfundim të komisionit të Reformës Zgjedhore, bashkëdrejtuesja e këtij komisioni Rudina Hajdari, nënvizoi se ftesa për PD-në dhe të gjitha partitë jashtë sistemit mbetet e hapur për të kontribuuar për këtë reformë.

“Ne jemi të hapur dhe kemi komunikim me disa nga kolegët. Do donim që ata të depozitonin propozimet e tyre që të ishte me konsensus të gjerë edhe partitë jashtë, pasi ky ndryshim, reformë bëhet për shqiptarët. Reforma të jetë tërësore. Nuk do të ketë reformë me dy faza, për këtë të jeni të qartë dhe për këtë kemi rënë dakord. Do të merremi edhe me rekomandimet e OSBE-së, por edhe për ndryshimin e sistemit, por kur të vijë momenti i miratimit do të jetë bashkërisht”, – tha Hajdari për mediat.

Duke folur edhe për procesin e integrimit, Hajdari u shpreh se: “kemi një vendim të rëndësishëm për çeljen e negociatave. Nëse nuk hapim negociatat do të jemi në një pozicion shumë të vështirë. Sot ka dy synime, futja në BE dhe ndryshimi i sistemit”.

Hajdari, e pyetur nëse koha është e mjaftueshme për të miratuar edhe propozimet edhe rekomandimet e OSBE-së, nënvizoi se “ne duam produktin dhe jo kohën”./ATSH/

Share This Article