Vdekja e stjuardesës së ‘Air Albania’ në Londër, zbardhen detaje të reja si ndodhi ngjarja

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një 24-vjeçare, stjuardesë në ‘Air Albania’ ka humbur jetën gjatë një fluturimi për në aeroportin Stansted.

Ngjarja ka ndodhur mesditën e 21 dhjetorit, por lajmi është bërë publik së fundmi nga mediat britanike.

Lidhur me ngjarjen, ‘Air Albania’ nuk ka reaguar ende dhe nuk dihet ende se si ka ndodhur ngjarja, por Politiko.al ka mundur të mësojë disa detaje të reja.

Burimet bëjnë me dije se e 24-vjeçarja ka pësuar ‘arrest kardiak’ gjatë një fluturimi për në aeroportin Stansted.

Vajza, identiteti i së cilës nuk është bërë ende i ditur, është me origjinë nga Berati dhe banuese në Tiranë.

Sipas mediave britanike, edhe pse shërbimi i ambulancës e dërgoi të renë me urgjencë në spitalin Princess Alexandra në Harloë, sërish ajo nuk ka mundur të mbijetojë.

Një zëdhënës i policisë së Essex tha: Ne mbështetëm kolegët tanë në Manchester Airports Group dhe shërbimin e ambulancës në Aeroportin Stansted pasi u thirrëm për një shqetësim.

“Indie” ka kontaktuar me Air Albania për detaje të mëtejshme, por nuk ka marrë përgjigje.

Share This Article