ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Robert De Niro ‘krenar’ për lidhjen e tij të re me Manchesterin 2 hours ago
Ministri i Brendshëm i Pakistanit thotë se sulmi vetëvrasës në Islamabad vret 12 persona 2 hours ago
Reform UK tërhiqet nga filmi i BBC-së pas debatit për redaktimet e Trumpit 2 hours ago
Titujt e Gazetave në UK 2 hours ago
Starmer do të luftojë përpjekjet për ta zëvendësuar atë, thonë aleatët 2 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Mediu: Shqipëria ta thërrasë Këshillin e Sigurisë pas situatës në Kosovë

albnews by albnews
28 December, 2022
in Albania, Kosova
0
Mediu: Shqipëria ta thërrasë Këshillin e Sigurisë pas situatës në Kosovë
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu gjatë një komunikimit të drejtpërdrejtë në News24 ka folur mbi situatën në veri të Kosovës teksa ka thënë se në këtë rast Shqipëria duhet të thërrasë Këshillin e Sigurisë në mënyrë që të vendosë në lëvizje institucionet në lidhje me këtë ngjarje.

Ai deklaroi se presidenti serb Vuçiq sot po kërkon të imponojë zhvillimet në Kosovë, ndërsa shtoi më tej se Serbia po përdor të njëjtën narrativë si Rusia në Ukrainë. Sipas tij Rusia po kërkon të krijojë zona të reja konflikti për të shkëputur vëmendjen nga ajo që po ndodh në Ukrainë duke tentuar të krijojë konflikte në Ballkan,

RelatedPosts

Të enjten mbledhja e parë Itali-Shqipëri/ Zbardhen detaje nga takimi, cilat do të jenë ‘shtyllat’ e diskutimeve

U mor nën hetim nga Prokuroria e Kosovës për shpërdorim detyre, reagon ministrja e Industrisë: Ndihem krenare për punën që kam bërë

FOTO/ Atentat në Rinas, vritet krahu i djathtë i Emiljano Shullazit

Mediu shtoi se Shqipëria nuk e ka kuptuar akoma rolin që ka brenda NATO-s, ndërsa shtoi se nuk ka një politikë të koordinuar duke u kthyer në një republikë kryeministrore sjellje që sipas tij duhet ndryshuar.

“Gjëja e parë që më shqetëson është a është Shqipëria vend që funksionon në bazë të institucioneve apo jo, në këtë situatë duhet të thërritet këshilli I sigurisë edhe pse nuk ka ndonjë funksion, por nga ana kushtetuese do duhet të ndodhë. Kjo mbledhje do vendoste në lëvizje institucionet në vend në lidhje me situatën, jemi i vetmi vend I NATO-s që nuk kemi një agjenci të sigurimit në vend. Unë mendoj se ne si Shqipëri kemi një detyrim jo vetëm për Kosovën, por për shkeljen e interesave të NATO-s. Për të parë se si rajoni konsiderohet vatër e mundshme konflikti Shqipëria duhet ta përcjellë këtë shqetësim. Po ashtu Shqipëria konsiderohet si faktor i rëndësishëm në rajon, por si mund të jemi pa koordinuar qëndrimet me vendet e tjera të rajonit si Kroacia, Sllovenia, etj. Ajo që po ndodh në Kosovë është një histori e hershme, nuk është diçka e re. Sot Vuçiq kërkon të imponojë zhvillimet në Kosovë, narrativa që përdor Serbia është e njëjta që ka ndodhur dhe në Ukrainë. Rusia kërkon të krijojë zona të reja konflikti për të shkëputur vëmendjen nga ajo që po ndodh në Ukrainë.

Shqipëria nuk ka kuptuar pse është vend anëtar i NATO-s, nuk e ka kuptuar koma rolin që ka brenda kësaj aleance. Nuk ka një politikë të koordinuar, jemi një republikë kryeministrore tani, duhet ta ndryshojmë këtë sjellje. Duhet të kuptojmë që si vend i vogël e kemi të rëndësishme të dimë ku jemi në gjeopolitikën lokale dhe globale. Sot prezenca e Rusisë në Ballkan është kudo, Kina po ashtu me influencat e veta. Serbia po përpiqet të zgjerojë konfliktin, po shohim tendencën jo vetëm të armatosjes, por për t’u shkëputur nga Bosnja. Debatet në Malin e Zi janë po ashtu të nxitura nga ana e Serbisë. Ajo që më shqetëson është se ne presim çfarë do bëjë KFOR, BE apo SHBA, por harrojmë që pjesa tjetër është e lidhur me Rusinë dhe Kinën. Jo gjithmonë ne duhet të presim, nëse sot ka barrikada, ndërhyrja e trupave serbë mund të shkaktojë përshkallëzim të konfliktit. Ne e kemi marrë të mirëqenë marrëveshjen tonë me SHBA-në, por Serbia ka ndikim më të madh në rajon se ne. Ne nuk kemi bërë të qartë përballë BE-së se kush janë organizatorët e krimeve që ndodhën në Kosovë. Tani kemi ata që kanë bërë persekutimin duke drejtuar politikën në Serbi dhe ata që u mbrojtën në Hagë.

Serbia nuk ka ndonjë kërcënim, ata vetë janë faktor kërcënues. Atentati ndaj presidentit të Malit të Zi ishte një sulm i menduar për të ndaluar anëtarësimin e tyre në NATO, janë interesa të drejtpërdrejta të Serbisë dhe Rusisë. Ajo që na shqetëson ne është qëndrimi i presidentit malazez që ka thënë se ka një ndërtim politik nga Serbia për të zhdukur nga harta Kosovën dhe Malin e Zi. Kroacia po ashtu e ka ngritur shqetësimin për armatosjen e Serbisë, a bën të mendojmë që Serbia po përgatitet për të krijuar”, tha ai.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Robert De Niro ‘krenar’ për lidhjen e tij të re me Manchesterin

Robert De Niro ‘krenar’ për lidhjen e tij të re me Manchesterin

12 November, 2025
Ministri i Brendshëm i Pakistanit thotë se sulmi vetëvrasës në Islamabad vret 12 persona

Ministri i Brendshëm i Pakistanit thotë se sulmi vetëvrasës në Islamabad vret 12 persona

12 November, 2025
Reform UK tërhiqet nga filmi i BBC-së pas debatit për redaktimet e Trumpit

Reform UK tërhiqet nga filmi i BBC-së pas debatit për redaktimet e Trumpit

12 November, 2025
Titujt e Gazetave në UK

Titujt e Gazetave në UK

12 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result