“Dashuri e ndaluar”, shqiptarë dhe marokenë përballen në Sicili

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Duket si një përditësim në kohët tona të dramës së njohur në gjithë botën nga versioni i William Shakespeare, ajo “Romeo dhe Zhulieta” që ka dashuruar dhe derdhur lot gjenerata të tëra.

Por kësaj radhe dashuria e ndaluar mes dy të rinjve ka ndodhur në Sicili, në një qytezë në provincën e Katanias. Protagonistë, një vajzë shqiptare 18-vjeçare dhe i dashuri i saj maroken, 20-vjeçar. Diçka e papranueshme për të afërmit e vajzës, aq sa një takim i rastësishëm ne sheshin qendror të qytezës Biancavilla, degjeneroi në një dhunë të ashpër që përfshiu të paktën 10 persona.

Sipas deklaratës së policisë lokale, e mbështetur edhe në pamjet e kamerave të sigurisë, çifti takoi fillimisht një “xhaxha” të largët 47-vjeçar, së bashku me bashkëshorten dhe një çift miqsh, që sapo i panë filluan t’i ofendonin verbalisht dhe më pas filluan të përballeshin.

Të afërmit e vajzës ndiheshin aq të ofenduar në ”nderin” e tyre, saqë në një moment u konfrontuan edhe me vetë prindërit e vajzës.

Pas pak minutash sherrit iu shtuan të afërm të tjerë shqiptarë, mes tyre edhe një 32 vjeçar me thikë, që filluan të godasin fillimisht vetë vajzën shqiptare, dhe më pas të riun maroken i cili arriti të shpëtonte por u ndoq deri në shtëpi, ku pati përballje tjetër midis shqiptareve dhe disa familjarëve të tij.

Ishin karabinierët ata që ndaluan një përfundim tragjik të çështjes, duke shoqëruar personat e përfshirë, ndërkohë që për çiftin e pafat u konstatuan plagë të shërueshme në pak ditë.

Share This Article