Fondacioni Besa: Ju kërkuam të gjithëve bashkëpunim

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Rrjeti i bizneseve shqiptare në Gjermani, Fondacioni Besa duke u uruar fitoren në zgjedhjet e  fundit LVV-së dhe LDK-së, ka  kërkuar një qeveri më ndryshe, nga ato të 20 viteve të kaluara që kishte Kosova.

Letra e plotë e Fondacionit Besa:

Ju kërkuam të gjithëve bashkëpunim

Fondacioni Besa duke parë se skena politike në Kosovë ka nevojë për mbështetje u ka dërguar një ofertë të hapur dhe sinqertë për bashkëpunim. Partia jonë është Kosova, më kujtohet një slogan qe për një kohë të gjatë ka qenë i shkruar në murin e shtëpisë në të majtë të kullës së Jasharajve në Prekaz.

Njësoj është edhe për Fondacionin Besa në München, Partia jonë është Kosova, por çfarë Kosove? Kosova e përparuar, e forcuar, konkurrente me shtetet më të përparuara ekonomikisht. Duke u nisur nga kjo dhe duke qenë fer me të gjitha partitë kryesore, si VV, LDK, PDK dhe AAK, u kemi dërguar një Letër për bashkëpunim në drejtim profesional duke vënë “knoë hoë” e bizneseve bavareze në dispozicion. Kësaj ftese iu është përgjigjur vetëm Avdullah Hoti i LDK-së dhe Albin Kurti i VV-së. Partitë që tanimë janë në opozitë, as që janë përgjigjur në letrën. Kjo ishte edhe një lloj indikatori se kush është vërtetë i interesuar për diasporën.

Prandaj këtyre dy partive, LVV-së dhe LDK-së ju urojmë fitoren në zgjedhjet e përgjithshme dhe kërkojmë qeveri ndryshe nga këto 20 vitet e kaluara. Shpresojmë se diaspora do të merret në konsideratë, jo vetëm për selfie. Ndërsa opozitën e tanishme e përgëzojmë për pjekurinë e nivelit demokratik, me rastin e pranimit të rezultatit.

Ilir Hajzer Seferi, Fondacioni Besa

Share This Article