ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Robert De Niro ‘krenar’ për lidhjen e tij të re me Manchesterin 2 hours ago
Ministri i Brendshëm i Pakistanit thotë se sulmi vetëvrasës në Islamabad vret 12 persona 2 hours ago
Reform UK tërhiqet nga filmi i BBC-së pas debatit për redaktimet e Trumpit 2 hours ago
Titujt e Gazetave në UK 2 hours ago
Starmer do të luftojë përpjekjet për ta zëvendësuar atë, thonë aleatët 2 hours ago
Next
Prev
Home Kosova

Shtensionimi i situatës në veri pritet t’i hapë rrugë rikthimit të dialogut

albnews by albnews
31 December, 2022
in Kosova
0
Shtensionimi i situatës në veri pritet t’i hapë rrugë rikthimit të dialogut
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Shtensionimi i situatës në veri dhe largimi i barrikadave pritet t’i hapë rrugë rikthimit të dialogut Kosovë-Serbi.

Sipas njohësve të procesit të dialogut, palët duhet të orientohen në arritjen e marrëveshjes për normalizim të marrëdhënieve në bazë të planit franko-gjerman deri në fund të marsit të vitit 2023. Megjithatë, hedhin dyshime se presidenti serb, Aleksandër Vuçiq mund t’i përdorë sërish barrikadat si mjet për të arritur qëllime në dialog.

RelatedPosts

U mor nën hetim nga Prokuroria e Kosovës për shpërdorim detyre, reagon ministrja e Industrisë: Ndihem krenare për punën që kam bërë

Dyshime për manipulim votash në Kosovë

Hill: Nuk besoj dhe as s’kam dëgjuar që Thaçi të ketë urdhëruar aktivitete të paligjshme

Analisti politik, Gazmir Raci, thotë për KosovaPress se pas tejkalimit të tensionimeve në veri, komuniteti ndërkombëtar duhet t’iu bëjë të qartë Kosovës dhe Serbisë për t’u rikthyer në tryezën e bisedimeve.

“Komuniteti ndërkombëtar duhet të bëjë të qartë se palët duhet të rikthehen sa më shpejtë në dialog, pasi në dakordimet e fundit në Bruksel, Kosova dhe Serbia u pajtuan të flasin për propozimin e BE-së, apo propozimin franko-gjerman dhe janë orientuar që deri kah fundi i marsit të vitit 2023 të arrihet ndonjë marrëveshje përfundimtare”, thotë ai.

Rikthim të palëve në dialog pret edhe njohësi i marrëdhënieve ndërkombëtare, Seb Bytyçi, pasi thotë se dialogu deri tani ka qenë i pezulluar.

Mirëpo, ai shpreh shqetësimin se Serbia në dialog do të kërkojë themelimin e Asociacionit dhe jo të fokusohet në planin franko-gjerman.

“Për momentin dialogu është i pezulluar, kështu që Serbia kthehet në tavolinë të dialogut me idenë se do të ketë hapa për formimin e Asociacionit. Mirëpo ajo çka është shpresëdhënëse për Kosovën është se nuk është përmend askund në deklaratën e ShBA-së dhe BE-së për barrikadat. S’ka presion direkt që të ketë formim sa më të shpejtë të Asociacionit, por të fillohet të bisedohet për atë çështje”, thekson Bytyçi.

Mirëpo, analisti Raci kërkon nga Qeveria e Kosovës që të jetë në koordinim të plotë me ShBA-në, për çfarëdo veprimi, pasi siç thotë nevojitet një aleancë e fortë për t’i bërë ballë Serbisë dhe Rusisë.

“Duhet të jemi në koordinim të plotë me ShBA-në, për shkak se situata gjeopolitike nuk është e favorshme dhe vetëm një aleancë e fortë strategjike siç është kjo me ShBA-në mund t’i bëjë ballë Serbisë dhe Rusisë për t’ia ndalur hovin e tyre të përditshme dhe daljen e tyre në Ballkanin Perëndimor”, shton ai.

Në anën tjetër, njohësi i marrëdhënieve ndërkombëtare, Bytyçi, deklaron se presidenti serb, Vuçiq mund t’i sheh barrikadat sërish si një mjet për të arritur qëllime në dialog me Kosovën.

“Nëse presidenti Vuçiq, barrikadat i sheh prapë si një mjet për t’i arritur qëllimet e veta në dialogun Kosovë-Serbi, ato mund të kthehen si instrument i tij, jo si protestë popullore”, thekson ai.

Kryeministri Albin Kurti, në një intervistë për KosovaPress, deklaroi se Serbia nuk është e interesuar për arritjen e marrëveshjes finale, megjithëse konfirmoi se në muajin janar të vitit 2023 do të ketë nisma të reja për të përgatitur takimin e radhës në Bruksel.

Barrikadat e fundit në veri u larguan dje, njëzet ditë pas vendosjes së tyre, pas lehtësimit të masës së sigurisë për ish-policin e arrestuar nga komuniteti serb dhe deklaratës së përbashkët të ShBA-së dhe BE-së për deeskalimin e situatës në veri.

Në bazë të planit franko-gjerman, sipas asaj që është deklaruar, Kosova dhe Serbia duhet të arrijnë një marrëveshje deri në fund të muajit mars të vitit 2023.

Ndërkaq, takimi i fundit i nivelit të lartë ndërmjet kryeministrit Kurti dhe presidentit serb Vuçiq ishte në muajin nëntor.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Robert De Niro ‘krenar’ për lidhjen e tij të re me Manchesterin

Robert De Niro ‘krenar’ për lidhjen e tij të re me Manchesterin

12 November, 2025
Ministri i Brendshëm i Pakistanit thotë se sulmi vetëvrasës në Islamabad vret 12 persona

Ministri i Brendshëm i Pakistanit thotë se sulmi vetëvrasës në Islamabad vret 12 persona

12 November, 2025
Reform UK tërhiqet nga filmi i BBC-së pas debatit për redaktimet e Trumpit

Reform UK tërhiqet nga filmi i BBC-së pas debatit për redaktimet e Trumpit

12 November, 2025
Titujt e Gazetave në UK

Titujt e Gazetave në UK

12 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result